TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

FKK thirrje MKRS-së: Presim të kategorizohemi në kategorinë A, jemi mbi 100 mijë euro borxhe

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
FKK thirrje MKRS-së: Presim të kategorizohemi në kategorinë A, jemi mbi 100 mijë euro borxhe

Me mbajtjen e kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor nga i cili Besart Baruti u zgjodh kryetar, po konsiderohet të kenë marrë fund telashet e mëdha që ishin brenda Federatës së Karatesë së Kosovës.

Sekretari i kësaj federata, Nazmi Gashi ka thënë se federata ishte në një situatë të pa qartë për disa muaj, por zgjidhja erdhi pas një marrëveshje mes dy palëve që ishin krijuar brenda komunitetit të karatesë.

“Po besojmë që iu ka ardhur fundi atyre problemeve të mëdha që i kemi pasur vitin e kaluar. Po konsideroj të mëdha për shkak të problemeve më vonë që rrodhën, suspendimi i licencës, pastaj krijimi i ndarjes së thellë në grupe e të tjera. Unë i konsideroj të mëdha ato për shkak se ne nuk jemi mësuar të operojmë si komunitet në atë mënyrë…Atë ditë të kuvendit, ne kemi pasur dy kandidatë për kryetarë, kryetari që është rizgjedhur Besart Baruti dhe Shemsi Shaqiri nga klubi Sharri”, ka thënë Gashi.

Por, përkundër zgjidhjes së strukturave të reja, Federata e Karatesë mbeti jashtë listës së kategorizimit të bërë kësaj radhe nga ana e Ministrisë së Sportit, vendim nga i cili, Gashi thotë se kanë mbetur të befasuar, pasi kishin dërguar aplikacionin e kompletuar për kategorizim.

E pikërisht për shkak të ndarjeve që ishin brenda FKK-së, MKRS kishte pezulluar edhe licencën e kësaj federate, vendim ky që sipas Gashit, e detyroi federatën të futet në mbi 100 mijë euro borxhe.

Përkundër të gjithave, Gashi thotë se presin që pas shqyrtimit të aplikacionit, ata të kategorizohen në kategorinë A.

Për ta arritur këtë, në FKK presin kontributin e ministrit, Hajrulla Çeku dhe ministrisë së tij.

Ndryshe, sa i përket garave, gjatë viti 2024, Gashi ka bërë të ditur se federata do të marrë pjesë me numër të madh garuesish nëpër kampionate evropiane e botërore të grup-moshave të ndryshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Xhudistët, sportistët më të ranguar në vend, MKRS-ja zbulon listën

Xhudistët, sportistët më të ranguar në vend, MKRS-ja zbulon listën

Gjilani, Malisheva e Vushtrria avancojnë në çerekfinale të Kupës

Gjilani, Malisheva e Vushtrria avancojnë në çerekfinale të Kupës

Harry Kane me kontratë të re te Bayerni

Harry Kane me kontratë të re te Bayerni

Beshiktashi do ta blejë Kristjan Asllanin

Beshiktashi do ta blejë Kristjan Asllanin

Emisioni “Ditari” 12.02.2026

Emisioni “Ditari” 12.02.2026

Elisa Spiropali merr pozitën për Ministre të Jashtme

Deklarata për pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së, Spiropali: Do të angazhohem për zbatimin e saj plotësisht

Murati takon Hotin, bëhet dorëzim-pranimi i portofolit tek ministria e re

Murati takon Hotin, bëhet dorëzim-pranimi i portofolit tek ministria e re

Stuhia Nils lë një të vdekur dhe afër një milion familje pa energji elektrike në Francë

Stuhia Nils lë një të vdekur dhe afër një milion familje pa energji elektrike në Francë

Dhuna në shkolla: A ka ardhur koha ta rimendojmë qëllimin e arsimit?

Dhuna në shkolla: A ka ardhur koha ta rimendojmë qëllimin e arsimit?

Osmani takon Prattipatin, flasin për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

Osmani takon Prattipatin, flasin për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

Konjufca pranon zyrtarisht detyrën e zëvendëskryeministrit të parë nga Bislimi

Konjufca pranon zyrtarisht detyrën e zëvendëskryeministrit të parë nga Bislimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën