TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Fitorja e Trump – Buja thotë se ka mundësi që të lirohen krerët e UÇK-së

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Fitorja e Trump – Buja thotë se ka mundësi që të lirohen krerët e UÇK-së

Pas ardhjes në pushtet të administratë së re amerikane ka pasur paralajmërime se mund të ketë zhbërje të Gjykatës Speciale.

Lidhur me këtë, ish-komandanti i Zonës Operative të Nerodimes, Shukri Buja është i mendimit se katër ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë mund të lirohen.

Ai në studion e emisionit “InfoNata” tha se nga qeverisja republikane e Donald Trump pret ndryshime.

“Pres ndryshime dhe po shpresoj që pas përfundimit të deklaratave të dëshmitarëve të Prokurorisë, nuk ka arsye as Gjykata që t’i mbajë ata të burgosur dhe ka mundësi që ata të mbrohen në liri dhe të vazhdojë pastaj procesi. Sepse, janë dy muaj të mocionit të mbrojtjes dhe Prokurorisë dhe të vazhdojë pastaj me dëshmitarët e mbrojtjes nuk besoj që ka arsye që të mbahen ata atje, por sigurisht që do të merret një vendim dhe po besoj që të lirohen dhe të mbrohen në liri e pastaj të vazhdojë procesi deri në përfundim ku mbrojtja ka mjaft argument për të rrëzuar bazën e akuzave për çka akuzohen të katërtit. Ne në vitin tjetër duhet t’i kemi me vendim të Gjykatës, e cila do t’i lirojë nga këto akuza dhe çlirimtarët tonë të na  vijnë ashtu siç dëshirojmë dhe shpresojmë që do të ndodhë”, deklaroi ai në Tëvë1.

Mirëpo ish-gjykatësi amerikan i EULEX-it, Dean Pineles në një intervistë për Tëvë1, e sheh si të pamundur zhbërjen e Gjykatës Speciale.

“Nëse administrata e re e Trump është e interesuar ta zhbëj Gjykatën Speciale, atëherë pyetja ime është si do ta bëjnë këtë? Gjykata Speciale është krijuar me ligje të Kosovës dhe me një amendament të Kushtetutës së Kosovës. Pra, çdo zhbërje e gjykatës do të nënkuptonte anulimin e këtyre ligjeve. Kjo do të nënkuptonte një kosto të madhe politike, financiare dhe juridike. Gjykata tani është në funksion të plotë. BE-ja ka shpenzuar shuma të mëdha parash, bëhet fjalë për qindra miliona euro për mirëmbajtjen e gjykatës. Pra, kanë kaluar katër vjet e gjysmë dhe zhbërja e gjykatës tani është vështirë e realizueshme. BE-ja nuk do ta toleronte një ndërhyje të tillë në drejtësi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Pineles./teve1.info/

Kthimi nga Haga – Buja për Thaçin e të tjerët: Jam mësuar të përqafohem me ta, i pret e gjithë Kosova

Tags: Gjykata SpecialeShukri BujaTrump
ShareTweet

Postime të ngjashme

NISMA në pritje të certifikimit nga KQZ-ja, kjo është arsyeja

NISMA në pritje të certifikimit nga KQZ-ja, kjo është arsyeja

Takohen Ramiz Lladrovci dhe Shpend Ahmeti – çfarë paralajmëron kjo fotografi?

Takohen Ramiz Lladrovci dhe Shpend Ahmeti – çfarë paralajmëron kjo fotografi?

KQZ-ja sërish nuk e certifikon Listën Serbe

KQZ-ja sërish nuk e certifikon Listën Serbe

Gazetarja iraniane Yasamin Molana sjell në Prishtinë realitetin e medias iraniane

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

Siria akuzon Izraelin për shkelje të sovranitetit pas vizitës së Netanyahut në zonën tampon

Netanyahu kërkon nga Siria të krijojë zonë tampon të çmilitarizuar

KQZ-ja sërish nuk e certifikon Listën Serbe

KQZ-ja sërish nuk e certifikon Listën Serbe

OKB kërkon llogaridhënie për sulmet ndaj spitaleve dhe gazetarëve në Gaza

Gazetarët francezë paraqesin ankesë në prokurori për kufizimet e lirisë së shtypit nga Izraeli në Gaza

Gazetarja iraniane Yasamin Molana sjell në Prishtinë realitetin e medias iraniane

Gazetarja iraniane Yasamin Molana sjell në Prishtinë realitetin e medias iraniane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën