Dhjetë minutat e parë të ndeshjes ishin të barabartë, ndërsa epërsinë më të lartë e arritën pejanët, 17:22, ndërsa kjo pjesë përfundon 19:22. Vendasit ngushtuan rezultatin në 28:29, por shtatë pikë radhazi nga mysafirët, bënë që të kenë epërsinë më të lartë në ndeshje deri në ato momente, 28:36, kurse pjesa e parë përfundon 34:39, njofton FBK.
Prizrenasit nuk dorëzohen dhe rikthehen në lojë, ku më pas zhvillohet ndeshje e barabartë, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, ndërsa rezultati pas
30 minutash ishte 54:55.
Në çerekun e fundit u zhvillua dramë deri në fund, ku verdhezinjtë ishin më të vëmendshëm dhe triumfuan 67:72.
Peja regjistroi fitoren e gjashtë në gjashtë ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme në elitë pa humbje, kurse prizrenasit kanë dy fitore e katër humbje.