Sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllanit, i është dyfishuar vlera në tregun e transferimeve.
Asllani sezonin e fundit, ka shkëlqyer në Bundesligën 2, te skuadra e Elversbergut, që ishte afër promovimit në elitën e futbollit gjerman.
Asllani që ishte i huazuar nga Hoffenheimi, realizoi 19 gola dhe pati 10 asistime në të gjitha garat për Elversbergun.
Vlera aktuale në treg e Asllanit është 8 milionë euro, ndërsa Werder Bremeni, Stuttgarti e Fenerbahçe po kërkojnë transferimin e tij.
22-vjeçari ka kontratë me skuadrën e Hoffenheimit deri në vitin 2026 dhe mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij.