TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Finlanda shpreson të anëtarësohet në NATO së bashku me Suedinë

Finlanda ende shpreson t’i bashkohet NATO-s së bashku me Suedinë, tha më 30 janar ministri i Jashtëm finlandez.

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Finlanda shpreson të anëtarësohet në NATO së bashku me Suedinë

këto deklarata Pekka Haavisto i bëri pavarësisht se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha gjatë fundjavës që shkoi se Ankaraja mund ta pranojë anëtarësimin e Finlandës, pa Suedinë.

“Dëshira jonë në Finlandë është ende që t’i bashkohemi NATO-s së bashku me Suedinë”, tha Haavisto, duke shtuar se “qëndrimi ynë vazhdon të jetë i njëjtë”.

Ankaraja ka refuzuar që të ratifikojë aplikimet e këtyre dy shteteve për në NATO, pikë së pari për shkak të refuzimit të Suedisë që të ekstradojë dhjetëra të dyshuar, që Turqia pretendon se janë të lidhur me luftëtarët kurdë dhe me puçin e dështuar të vitit 2016.

Suedia ka diasporë më të madhe kurde sesa Finlanda dhe ka më shumë mospajtime me Ankaranë.

Ankaraja po ashtu ka shprehur zemërim për vendimin e policisë suedeze që të lejojë një protestë, ku një ekstremist i krahut të djathtë dogji një kopje të Kuranit para Ambasadës turke në Stokholm më herët gjatë këtij muaji.

Po ashtu, Turqia ka shprehur zemërim lidhur me vendimin e gjyqësorit suedez që nuk ka ngritur aktakuzë ndaj një grupi pro-kurd që vari kokëposhtë një manekin që i ngjasonte Erdoganit para ndërtesës së një gjykate në Stokholm.

Erdogan të dielën bëri një dallim të qartë midis pozicioneve që kanë ndërmarrë Suedia dhe Finlanda muajve të fundit.

“Nëse është e nevojshme, ne mund të japim një përgjigje ndryshe, të përqendruar në Finlandë. Suedia do të tronditet kur ne të japim një përgjigje ndryshe për Finlandën”, tha Erdogan.

Por, Haavisto tha se ai ka zhvilluar bisedime me homologun e tij turk pas deklaratave të Erdoganit, duke treguar se ka refuzuar këtë opsion.

“Suedia është aleatja jonë më e ngushtë sa i përket mbrojtjes dhe politikës së jashtme. Ende e shoh samitin e NATO-s në Vilnius në korrik si një hap të rëndësishëm, ku shpresoj që të dyja shtetet do të pranohen si anëtare të NATO-s”./rel

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

53 migrantë të vdekur ose të zhdukur pas përmbysjes së një anijeje në Mesdhe

53 migrantë të vdekur ose të zhdukur pas përmbysjes së një anijeje në Mesdhe

Sulmet ruse në Ukrainë lënë të vrarë katër persona

Sulmet ruse në Ukrainë lënë të vrarë katër persona

Sulmi izraelit në Libanin jugor vret tre persona, përfshirë një fëmijë

Sulmi izraelit në Libanin jugor vret tre persona, përfshirë një fëmijë

Shoferët e trenave në Spanjë nisin grevë mbarëkombëtare për shkak të shqetësimeve për sigurinë

Shoferët e trenave në Spanjë nisin grevë mbarëkombëtare për shkak të shqetësimeve për sigurinë

Rama reagon pas kërkesës për 180 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Varrosje për së gjalli

Rama reagon pas kërkesës për 180 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Varrosje për së gjalli

Nga një muaj paraburgim për tre të akuzuarit për krim të organizuar e vepra tjera

Nga një muaj paraburgim për tre të akuzuarit për krim të organizuar e vepra tjera

Reagimi i radhës nga VV, Durmishi: Gjykata Speciale s’është dashur të themelohej

Reagimi i radhës nga VV, Durmishi: Gjykata Speciale s’është dashur të themelohej

Spiropali reagon ndaj Hagës: Drejtësia për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë e drejtë, jo e njëanshme

Spiropali reagon ndaj Hagës: Drejtësia për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë e drejtë, jo e njëanshme

Dr.Arben Ziberi vazhdon rrugëtimin politik me Izet Mexhitin

Dr.Arben Ziberi vazhdon rrugëtimin politik me Izet Mexhitin

Therret me thikë një person në Prishtinë

Aksident trafiku në Dollc të Klinës, katër persona të lënduar

Peticion online për njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO

Peticion online për njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën