Në deklaratën e tyre thuhet se anëtarësimi në NATO do ta forconte sigurinë e Finlandës dhe gjithë aleancën mbrojtëse.
Krerët e Finlandës kanë bërë thirrje që të merren gjitha hapat për anëtarësim dhe atë sa më shpejt.
“Gjatë pranverës, është mbajtur një diskutim i rëndësishëm për anëtarësimin e mundshëm të Finlandës në NATO. Është dashur kohë për t’i lënë parlamentit dhe gjithë shoqërisë civile që të japin qëndrimin për këtë çështje. Është dashur kohë për të pasur kontakte të ngushta me NATO-n dhe shtetet anëtare të saj, si dhe me Suedinë. Kemi dashur t’i japim debatit kohën që duhej. Tash që është afruar momenti i vendimmarrjes, ne shprehim qëndrimin tonë të përbashkët, anëtarësimi në NATO do ta forconte sigurinë e Finlandës. Si anëtare e NATO-s, Finlanda do të forconte gjithë aleancën mbrojtëse. Finlanda duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO pa vonesa. Ne shpresojmë që hapat e nivelit nacional që duhet ende të merren për të realizuar këtë vendim merren shpejt brenda pak ditëve”, thuhet në deklaratën e përbashkët. /teve1.info/