Finalja e dytë në finalen e femrave do të zhvillohet të dielën ku përballen Peja 03 dhe Bashkimi.
Përballjet në finale janë të jashtëzakonshme, ashtu sikur ishte finalja e parë, që u fitua nga skuadra prizrenase 57:66.
Ndeshja zhvillohet nga ora 17:15 të dielën, kurse skuadra që shënon katër fitore do të shpallet kampione.
Peja 03 në gjysmëfinale të “Play-off”-it eliminoi Penzën 3:0, derisa Bashkimi eliminoi Prishtinën 3:0.
Këto dy skuadra ishin përballur në finale të Kupës së Kosovës dhe Ligës Unike, finale që përfunduan në të mirë të skuadrës prizrenase.









