Pas përfundimit të gjashtë xhirove të stinorit të rregullt në Ligën Unike për basketbollistë, janë përcaktuar edhe katër skuadrat që do të luftojnë për titullin e kampionit.
“Final Four” i Ligës Unike për meshkuj do të zhvillohet në Kosovë, ndërsa vendi i zhvillimit të këtij turne do të vendoset shumë shpejt nga Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).
Në gjysmëfinale të Ligës Unike, janë kualifikuar tri skuadra nga Kosova dhe një nga Shqipëria.
Vëllaznimi si lider i Grupit A do të përballet me Golden Eaglen e Grupit B, ndërsa Sigal Prishtina do të ndeshjet me skuadrën e Besëlidhjes.
Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 26 mars, ndërsa finalja do të jetë një fitë më vonë.