TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​“Film Flaka” solli dy filma për realitetin e para luftës dhe bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​“Film Flaka” solli dy filma për realitetin e para luftës dhe bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe

Nata e dytë e “Film Flakës”, që po mbahet në kuadër të manifestimi mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”, para publikut gjilanas ka sjellë dy filma të metrazhit të shkurtër “Kanarinat e dinë” dhe “Daullet e rezistencës”, që të dy me temë përafërsisht të njëjtë, nga peripecitë e popullit shqiptar nëpër të cilat kanë kaluar në prag, gjatë dhe pas luftës më të fundit në Kosovë.

Nëpërmjet një familje gjashtëanëtarëshe nga Prishtina, filmi i metrazhit të shkurtër “Kanarinat e dinë”, trajton gjendjen në Kosovë në prag dhe gjatë bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, ku personazhet jetojnë nën ankthin se çfarë do të sjellë e nesërmja.

Ky film është i Kaltrina Krasniqit e në të cilin paraqiten aktorë të njohur kosovarë Luan Jaha, Auritë Agushi, Shengyl Ismajli, Sylejman Lokaj e të tjerë.

Filmi i dytë i shfaqur në këtë mbrëmje “Daullet e rezistencës”, futet në radhët e filmit dokumentar e në të rrëfehet për realitetin në Kosovë para luftës gjatë viteve të nëntëdhjeta, duke u përshkruar të gjitha momentet që ka kaluar Kosova që prej bashkëjetesës së rrejshme, demonstratave të minatorëve, përzënien e punëtorëve shqiptarë nga puna, largimin nga televizioni, helmimet e nxënësve, përzënien e tyre nga shkollat, mësimin nëpër shtëpi-shkolla e ku flasin nxënës e mësimdhënës të dikurshëm që organizuan mësimin nëpër shtëpi, shitore, bodrume, banesa private e gjetiu.

Në fakt ky film tregon për përpjekjet e popullit shqiptar të Kosovës organizimin e jetës nën kushte okupimi dhe marrjen formë të jetës nën kushte të tilla, por edhe për demonstratat e vazhdueshme deri te organizimi luftarak.

Regjinë e këtij filmi e ka bërë Mathieu Jouffre, që është edhe skenarist bashkë me Besa Lucin, që njëkohësisht ishte edhe producente.

Në mbrëmjen e fundit të “Film Flaka”, do të shfaqen edhe dy filma të tjerë të metrazhit të shkurtër “Tisa” të Valter Lucajt dhe “Rojtari i Bjeshkëve” i Antoneta Kastratit.

“Film Flaka”, është pjesë e kalendarit të “Flakës së Janarit 2024”, pasi paraprakisht drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, Kushtrim Zeqiri dhe drejtoresha e Qendrës Kinematografike e Kosovës, Blerta Zeqiri, kishin zyrtarizuar memorandumin e bashkëpunimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot mbushen 118 vjet nga Kongresi i Alfabetit

Sot mbushen 118 vjet nga Kongresi i Alfabetit

Zbulohen mbetje mortore të një personi në Lubizhdë të Prizrenit

Zbulohen mbetje mortore të një personi në Lubizhdë të Prizrenit

​Bogujveci: Ekipi projektues drejt finalizimit të projektit të Teatrit të Operës dhe Baletit

​Bogujveci: Ekipi projektues drejt finalizimit të projektit të Teatrit të Operës dhe Baletit

Përfundojnë punimet e fazës së parë në kullën e Haxhi Zekës

Përfundojnë punimet e fazës së parë në kullën e Haxhi Zekës

Vdes një person në Prizren, Policia nis hetimet

Vdes një person në Prizren, Policia nis hetimet

Tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, një nënë me tre fëmijë dërgohen në strehimore

Tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, një nënë me tre fëmijë dërgohen në strehimore

Italia i del në ndihmë shëndetësisë në Kosovë, marrëveshje e re për trajtimin e fëmijëve

Italia i del në ndihmë shëndetësisë në Kosovë, marrëveshje e re për trajtimin e fëmijëve

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Alaska bëhet me guvernatorin më të ri në histori

Alaska bëhet me guvernatorin më të ri në histori

​Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protesta të reja më 19 nëntor

​Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protesta të reja më 19 nëntor

Pas Brodit, dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë

Pas Brodit, dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën