TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Filluan punimet e projektit të unazës në qendër, pritet shkarkimi i trafikut

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Filluan punimet e projektit të unazës në qendër, pritet shkarkimi i trafikut

Rama theksoi se me këtë projekt do të mundësohet lëvizja më e mirë e trafikut dhe lidhja e Arbërisë me pjesët tjera të qytetit, pa krijuar kolona. Ai tha se projekti pritet të përfundojë brenda tre muajve dhe se faza e parë i ka kushtuar kryeqytetit mbi një milion euro.

“Kemi filluar më një projekt që mund te them që është projekti me rëndësinë më të madhe gjatë 10 viteve të fundit për Prishtinën. Është projekti që krijon lidhje të mirëfilltë me lagjen Arbëria me dy rrethrrotullimet të cilat mundësojnë edhe shkarkimin e madh të trafikut dhe mundësojnë edhe lëvizje shumë më të mirë edhe më të lirë edhe për transport alternativ: biçikleta, trotinete dhe këmbësorë… Këtë po e bëjmë të mundur dhe është një projekt madhor, ku faza e parë është 700 metra dhe është 1 milion e 141 mijë euro”, ka shtuar Rama.

Gjithashtu, ka bërë të ditur që lidhur me këtë projekt do vazhdojnë edhe me fazën e dytë që ndërlidh rrethrrotullimin e madh, i cili lidhë Prishtinën me Fushë-Kosovën dhe Mitrovicën.

“Ka me qenë një projekt i cili përkundër madhësisë së tij pretendojmë ta kryejmë brenda 90 ditëve pune. Tash jeni më fund të nëntorit kështu që do të kemi problem me kohën, shpresoj jo shumë, mirëpo ky është plani dinamik të cilit do të mundohemi t’i përmbahemi me përpikmëri” tha kryetari.

Ndërkaq drejtori i Investimeve Kapitale në komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferri tha se me këtë projekt synohet të gjendet zgjidhja për këmbësorët që kalojnë këtë rrugë. Po ashtu, ai tha se pritet të ndërtohet një tunel i cili mundëson kalimin e hekurudhave pa u penguar nga varrezat.

“Kemi menduar edhe pjesën e kalimit të këmbësoreve që në 2023 e kemi të planifikuar te stacioni i trenit me kalimin me Arbërinë dhe kemi kalimet e përkohshme tek pjesa e parë të cilën këmbësorët të mos të kalojnë në këtë formë. Jemi në koordinim të plotë edhe me të gjitha institucionet dhe nuk kemi diçka që na pengon. Kemi marrë një detyrë projektuese dhe kemi menduar që kalimi i hekurudhave të jetë me një formë të tunelit për t’iu shmangur varrezave të cilat e kanë penguar lidhjen e kësaj”, tha Xhaferri.

Më tej, ai ka deklaruar që ky projekt do përfundojë deri në fund të vitit.

“Do të nisim punimet për këtë pjesën e ndërlidhjes së këtyre dy rreth rrotullimeve të cilat do të mundësojnë një komunikacion njëkahorë do të thotë pjesa e rrugës e cila është ekzistuese do të jetë njëdrejtimëshe ndërsa rruga të cilën jemi duke punuar do të ketë një drejtim tjetër që kjo mundëson një lehtësim jashtëzakonisht të mirë të komunikacionit”, tha ai./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zjarr në fshatin Kojsk të Lipjanit, lëndohen dy persona

Zjarr në fshatin Kojsk të Lipjanit, lëndohen dy persona

Hamza e mbyll vizitën në SHBA: Vizita në Washington hap mundësi të reja për bashkëpunim Kosovë-SHBA

Hamza e mbyll vizitën në SHBA: Vizita në Washington hap mundësi të reja për bashkëpunim Kosovë-SHBA

Të shtëna me armë zjarri në Partesh

Të shtëna me armë zjarri në Partesh

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

U kap me drogë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Deçan

Zjarr në fshatin Kojsk të Lipjanit, lëndohen dy persona

Zjarr në fshatin Kojsk të Lipjanit, lëndohen dy persona

Hamza e mbyll vizitën në SHBA: Vizita në Washington hap mundësi të reja për bashkëpunim Kosovë-SHBA

Hamza e mbyll vizitën në SHBA: Vizita në Washington hap mundësi të reja për bashkëpunim Kosovë-SHBA

Të shtëna me armë zjarri në Partesh

Të shtëna me armë zjarri në Partesh

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

U kap me drogë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Deçan

Sot ditë zie në Tetovë pas vdekjes së Shpat Kasapit

Sot ditë zie në Tetovë pas vdekjes së Shpat Kasapit

Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë hyjnë në ditën e tretë të protestës

Prishtina edhe sot pa transport publik, vazhdon protesta

Moti sot

Moti sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën