TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fillon shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Fillon shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka filluar shtypja e fletëvotimeve të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Sipas KQZ-së, shtypja e fletëvotimeve po realizohet në shtypshkronjën e dokumenteve me siguri të lartë, “Cetis”, në Celje të Sllovenisë.

“Ky proces po zhvillohet sipas standardeve ndërkombëtare, nën mbikëqyrjen e një delegacioni të KQZ-së të udhëhequr nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi, me pjesëmarrjen e anëtarëve Alban Krasniqi e Muharrem Nitaj, si dhe stafit të Sekretariatit të KQZ-së”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, përveç fletëvotimeve thuhet se do të shtypen edhe broshurat me listat e kandidatëve, të cilat do të jenë të disponueshme për votuesit në vendvotime gjatë ditës së zgjedhjeve.

“Në fazën e parë janë duke u shtypur fletëvotimet për votimin jashtë Kosovës për 43,993 shtetas të Kosovës, të cilat, KQZ do të sigurohet që t’ua dërgojë përmes postës, ndërkohë do të vazhdohet me shtypjen e fletëvotimeve për procesin e votimit brenda vendit”, theksohet në komunikatë.

Tutje theksohet se, në mbledhjen e mbajtur më 7 shtator, KQZ-ja mori vendim që për raundin e parë të zgjedhjeve për kryetar të komunave të shtypen 1,800,410 fletëvotime dhe po aq, 1,800,410, edhe për zgjedhjet për kuvende komunale.

“Në këtë numër përfshihen fletëvotimet për vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, Votimin e Personave e Nevoja të Veçanta, fletëvotimet rezervë dhe për votimin me postë”, nënvizohet në komunikatë.

Në këtë proces zgjedhor, do të shtypen 13% apo 268,688 fletëvotime më pak se numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote, që sipas Listës Votuese të certifikuar nga KQZ është: 2,069,098.

“Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës është 2,025,105 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë Kosovës është 43,993 votues”, thuhet në komunikatë.

Procesi zgjedhor në Republikën e Kosovës, do të organizohet në 938 Qendra të Votimit me gjithsej 2,625 vendvotime, prej të cilave 910 Qendra të Votimit për votimin e rregullt me 2,571 vendvotime dhe 38 Qendra të Votimit për votimin me kusht me gjithsej 54 vendvotime./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pacolli: Mosvotimi as i Konjufcës nga opozita tregon problem të përgjithshëm me LVV-në

Pacolli: Mosvotimi as i Konjufcës nga opozita tregon problem të përgjithshëm me LVV-në

Pacolli: Disa parti kërkonin pazare për poste, prandaj s’u arrit marrëveshja për koalicion

Pacolli: Disa parti kërkonin pazare për poste, prandaj s’u arrit marrëveshja për koalicion

A ka numra për Glauk Konjufcën? – Flet Fitore Pacolli nga LVV

A ka numra për Glauk Konjufcën? – Flet Fitore Pacolli nga LVV

Smajljaj: Propozimi i Konjufcës, përpjekje për qeveri pa koalicion

Dukagjini konfirmon ndarjen me Munishin

Dukagjini konfirmon ndarjen me Munishin

A ka numra për Glauk Konjufcën? – Flet Fitore Pacolli nga LVV

A ka numra për Glauk Konjufcën? – Flet Fitore Pacolli nga LVV

Mbyllet Aeroporti i Brukselit pas raportimit për dronë

Mbyllet Aeroporti i Brukselit pas raportimit për dronë

Emisioni “Info Nata” 04.11.2025

Emisioni “Info Nata” 04.11.2025

Liverpooli fiton derbin ndaj Realit

Liverpooli fiton derbin ndaj Realit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën