TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Fillon seanca e jashtëzakonshme në Komunën e Prishtinës, diskutohet çështja e këmbimit të pronave

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Fillon seanca e jashtëzakonshme në Komunën e Prishtinës, diskutohet çështja e këmbimit të pronave

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Pika e vetme e rendit të ditës është anulimi i vendimit për këmbimin e një prone komunale “Prishtina e Re” me një pronë private në Badoc.

Gëzim Sveçla nga VV-ja iu bëri thirrje të gjithëve që të dalin pro anulimit të këtij vendimi.

Ndërsa këtij i është kundërpërgjigjur kryetari, Përparim Rama, duke thënë se kur është miratuar ky vendim, nuk ka reaguar askush.

Seanca u thirr të dielën nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, që të dielën mblodhën nënshkrimet e nevojshme.

Gjykata Themelore e Prishtinës së fundmi e ka miratuar kërkesën e Institutit të Kosovës për Drejtësi për ta shtyrë ekzekutimin e vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës për këmbimin e pronës komunale në “Prishtina e Re” me prona private në Badoc.

Një tokë në Badoc, ku planifikohej ndërtimi i një lagjeje është vendosur nga Kuvendi Komunal i Prishtinës që të këmbehej me një pronë gati trefish më të madhe në zonën Prishtina e Re.

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje kishin ndihmuar për ta bërë kuorumin kur u mor vendimi për këmbim në dhjetor të vitit të kaluar.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama insiston se procesi i këmbimit të pronave, për të cilin thotë se ka filluar në qeverisjen e kaluar, është i ligjshëm. Ai thotë se Ministria e Financave i ka vlerësuar tokat para se ai të vinte në karrigen e kryetarit dhe sipas tij, pronën në Badoc me 8 milionë euro, ndërsa atë komunalen me 3 milionë euro. Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se për këtë vendimi i takon Komunës dhe duhet pyetur Komuna.

Tags: Kuvendi Komunal i Prishtinësseance
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Gjithçka e jona është sonte në Stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Kurti: Gjithçka e jona është sonte në Stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Ulutash: Angazhim i KFOR-it për të siguruar mjedis të sigurt për të gjithë

Ulutash: Angazhim i KFOR-it për të siguruar mjedis të sigurt për të gjithë

Haradinaj: Sonte i gjithë kombi shqiptar është me Kosovën, shkruani historinë

Haradinaj: Sonte i gjithë kombi shqiptar është me Kosovën, shkruani historinë

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Abdixhiku uron Kosovën: Kemi arritur diçka që pak kush e arrin – besimin

Begaj: Shqipëria konfirmon progresin me hapjen e kapitujve të fundit të negociatave për BE

Kosova përballë Turqisë, Begaj: Me zemër në Prishtinë

KFOR zhvillon trajnim të përbashkët me Forcat e Armatosura të Zvicrës

KFOR zhvillon trajnim të përbashkët me Forcat e Armatosura të Zvicrës

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Foramcioni startues i Kosovës për ndeshjen historike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën