TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Fillon grumbullimi dyditor i Kombëtares U17

by tëvë1
6 muaj ago
0
A A
Fillon grumbullimi dyditor i Kombëtares U17

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U17, Arbnor Morina, ka mbledhur 28 futbollistë në një grumbullim dyditor, që po mbahet sot dhe nesër, si pjesë e përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese që do të zhvillohen në muajin tetor.

Në ditën e parë të këtij grumbullimi, futbollistët zhvilluan një ndeshje kontrolluese me qëllim që stafi të ketë një pasqyrë më të qartë mbi potencialin individual dhe kolektiv të tyre. Nesër, futbollistët do ta kenë edhe një ditë në dispozicion për të treguar më të mirën.

Nga 28 futbollistët e ftuar, një pjesë janë lojtarë vendorë, ndërsa pjesa tjetër janë nga diaspora. Morina theksoi se ky grumbullim është vazhdimësi e planit vjetor të punës, i cili ka për qëllim përgatitjen sa më të mirë për kualifikimet e tetorit.

“Ky grumbullim është vazhdimësi e planit vjetor, i cili duhet të përmbushet në kualifikimet që i kemi në muajin tetor. Kemi një grup futbollistësh nga jashtë, që për arsye të ndryshme nuk kanë qenë në grumbullimet e mëhershme, dhe për të qenë korrekt me ta dhe me të gjithë të tjerët, i kemi ftuar për t’u dhënë rastin të tregojnë çfarë mund të bëjnë. Pjesa tjetër janë futbollistë vendorë, për të plotësuar ato pozita ku kemi mungesa me lojtarët nga jashtë,” shtoi përzgjedhësi Morina.

Ndër të tjera, ai tha se deri më tani paraqitjet kanë qenë solide, por jo mjaftueshëm të mira për të pasur aspirata të mëdha.

Pas përfundimit të këtij grumbullimi, do të publikohet lista zyrtare me 20 deri në 24 futbollistë që do të vazhdojnë përgatitjet dhe do të jenë në dispozicion për ndeshjet kualifikuese.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gnabry vazhdon kontratën me Bayern Munichun

Gnabry vazhdon kontratën me Bayern Munichun

Trajneri Kakiouzis largohet nga Prishtina

Trajneri Kakiouzis largohet nga Prishtina

Ballkani vazhon me përforcime

Ballkani vazhon me përforcime

Kosova mëson kundërshtarët në Kampionatet Evropiane të FIBA-së

Kosova mëson kundërshtarët në Kampionatet Evropiane të FIBA-së

Imeri: Propozimi i Haradinajt për president, veprimi më i zgjuar që do të bënte opozita

Imeri: Propozimi i Haradinajt për president, veprimi më i zgjuar që do të bënte opozita

Gërxhaliu: Ngritja e tarifave të energjisë duket e pashmangshme, ditë të vështira për qytetarët

Gërxhaliu: Ngritja e tarifave të energjisë duket e pashmangshme, ditë të vështira për qytetarët

“InfoNata” 05.02.2026

“InfoNata” 05.02.2026

Kaçiu: Dosjet Epstein ‘shok’ për sistemin demokratik dhe kapitalist, elita të përfshira

Kaçiu: Dosjet Epstein ‘shok’ për sistemin demokratik dhe kapitalist, elita të përfshira

Bërxuli: Dosjet e Epstein po përdoren për luftë politike

Bërxuli: Dosjet e Epstein po përdoren për luftë politike

“Këndi i Debatit” 05.02.2026

“Këndi i Debatit” 05.02.2026

Djali dyshohet se goditi babain me spëtaë në Deçan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën