TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Fillimisht vendimi nga Kushtetuesja, pastaj dekretimi nga presidenca

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Osmani nuk do ta dekretojë Ligjin për Pagën Minimale pa vendim të Kushtetueses

Një njoftim erdhi të martën në Presidencë. Gjykata Kushtetuese njoftoi të paren e shtetit, Vjosa Osmani, se Ligji për pagën minimale do të  mund të dekretohet vetëm pas vendimit përfundimtar të kësaj gjykate.

E Këshilltari për Medie në zyrën e Presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina përmes një përgjigjeje me shkrim i ka thënë Tëvë1 se ligji në fjalë është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ndaras nga kontestimi që i është bërë vendimit për thirrjen e seancës së datës 13 korrik.

“Ligji nr 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficioneve në lartësi të shkallës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore është dërguar dhe kontestuar në Gjykatën Kushtetuese nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ndaras nga kontestimi që i është bërë vendimit për thirrjen e seancës së datës 13 korrik. Pas pranimit të kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji, Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar Presidenten Osmani për kontestimin e ligjit. Përmes këtij njoftimi, bazuar në Kushtetutë dhe ligjin për Gjykatën Kushtetuese, gjykata e ka njoftuar Presidenten se ky ligj, mund të dekretohet dhe të hyjë në fuqi, vetëm pasiqë Gjykata Kushtetuese ta ketë nxjerrë vendimin përfundimtar për ligjin e kontestuar, sipas praktikave standarde që ndiqen në raste të tilla dhe që janë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për GJK”, tha Kupina.

E  Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari,  tha se nëse kushtetuesja e interpreton vendimin në dëm të kësaj kategorie organizata e veteranëve do ta bllokojë Kuvendin.

“Ne kemi pasur takim me presidenten dhe i kemi shpjeguar ligjet në fuqi të cilat janë obliguese ta zbatojne në pagën minimale. Nëse ngritet paga minimale me automatizëm duhet të ngritet edhe beneficioni i veteranit. Mirëpo nëse e interpreton kushtetuesja në dëm të kësaj kategorie atëherë ne do ta bllokojmë parlamentin. Nëse Qeveria e Kosovës ka implikime buxhetore beneficioni i veteranit nuk mund të jetë nën pagën minimale”, u shpreh ai.

Jashari u shpreh se janë të gatshëm të takohen edhe me Qeverinë.

“Presidentja na ka thënë që i ka ekspert e paanshëm politikisht dhe tani gjendet për interpretim në kushtetuese. Në momentin që e jep interpretimin gjykata kushtetuese ne do të iu njoftojmë me vendimet që do ti ndërmarrim së bashku me veteran. Nuk është vetëm arsyeja e kësaj që kjo qeveri dhe ky kryeministër degradon këtë kategori sepse pa luftën dhe këto kategori sot nuk do të kishim institucione. Ne jemi të gatshëm të takohemi edhe me qeverinë. Qëndrimet tona i dinë qeveria dhe qeveria nuk ka të drejtë thirret në numrin  e veteranëve sepse nuk është kompetencë e qeverisë”, shtoi Jashari.

Me 15 korrik, në Prishtinë është organizuar një protestë kundër Ligjit për pagën minimale, ne të cilën i është bërë thirrje publike presidentes Osmani që të mos e dekretoj këtë ligj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sa janë gjasat që presidenti të zgjedhet nga populli ?

Sa janë gjasat që presidenti të zgjedhet nga populli ?

Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, Osmani: Është trashëgimtare e UÇK-së

Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, Osmani: Është trashëgimtare e UÇK-së

Njohësit thonë se Kurti nuk u tregua korrekt me Osmanin

Njohësit thonë se Kurti nuk u tregua korrekt me Osmanin

Komisioni për Legjislacion miraton amendamentet për zgjedhjen e presidentit nga populli

Debat e mospajtime në Komisionin për Legjislacion

Debat e mospajtime në Komisionin për Legjislacion

Gashi: Ose zgjidhet presidenti deri në mesnatë ose vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditëve

Qorrolli: Amendamentet të shqyrtohen në bazë të përmbajtjes dhe procedurës kushtetuese

Qorrolli: Amendamentet të shqyrtohen në bazë të përmbajtjes dhe procedurës kushtetuese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën