TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Figurat politike kosovare urojnë Talat Xhaferin

by Tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Figurat politike kosovare urojnë Talat Xhaferin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Talat Xhaferin, për pozitën e re si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Në një postim të saj “X”, Osmani ka shkruar se sot është shënuar një monument historik i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Sot shënohet një moment historik të rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik. I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Maqedonisë së Veriut suksese”, shkroi ajo.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuvca uroi Talat Xhaferin për detyrën e tij të re.

Ai e ka quajtur të rëndësishme arritjen e kryeministrit për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

“Talat Xhaferit ia uroj pozitën e re të Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, këtë arritje të rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Deri dje ai udhëhoqi shkëlqyeshëm Kuvendin e këtij vendi mik.Kryeministri shqiptar, sado me kompetenca dhe kohë të limituar, thyen një barrierë të perceptimit për këdo. Urojmë që kjo përgjegjësi e re t’iu shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim. Bërja e Z. Xhaferi kryeministër deri në realizimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut vjen si mundësi që pjesëmarrja dhe integrimi i plotë i shqiptarëve të vlerësohet si synim i pashmangshëm, aq sa edhe përparimtar, prej të cilit përfiton më së miri vetë Maqedonia e Veriut”, ka shkruar ai në Facebook.

Xhaferin e ka uruar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar “në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj z. Talat Xhaferin për arritjen historike në zgjedhjen si
Kryeministër i Maqedonisë së Veriut”.

“Le të jetë ky një inspirim për secilin shqiptar tjetër në këtë Republikë, në vazhdimin e kësaj rruge, tashmë të shtruar me plot dinjitet dhe sakrificë. Shqiptarët, si popull autokton, janë jo vetëm faktor stabiliteti në Maqedoni të Veriut, por dhe prijës të denjë në gjithë rrugëtimin euroatlantik për secilën shoqëri. Talat Xhaferi është i tillë!”, ka shkruar ai.

Ndërkohë edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka uruar Xhaferin.

Përmes një postimit të tij në Facebook, Tahiri ka shkruar se veprat kombëtare e politike për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në historinë e Kosovës i ka skalitur përtej lideri Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë.

“Talat Xhaferi e mbajti fjalimin e parë pas marrjes së detyrës si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ai tha, ‘me ndërgjegje të pastër dhe përgjegjësi të plotë kam pranuar këtë detyrë’. Dihet mirë dhe kurr nuk do të harrohet se veprat kombëtare e politike për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, në historinë tonë më të re i ka skalitur përjet lideri Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë. Andaj, urime kryeministër, Talat Xhaferi, poashtu respekt për punën e madhe që e bëri në qeveri, zëvendës kryeministri, Artan Grubi”, ka shkruar Tahiri./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sinani me thirrje për qytetarët: Dilni sot votoni, është ditë jetike për shqiptarët e Luginës

Sinani me thirrje për qytetarët: Dilni sot votoni, është ditë jetike për shqiptarët e Luginës

Qytetari tenton t’i ikë policisë në Gjakovë, përplaset me veturën zyrtare e shkakton aksident trafiku

Policia aksidentohet në Skenderaj gjatë ndjekjes së një veture

Vdes një grua në Gjilan pasi u rrëzua në rrugë

Vdes një grua në Gjilan pasi u rrëzua në rrugë

Një person gjendet i vdekur në rrugë në Skenderaj

Një person gjendet i vdekur në rrugë në Skenderaj

Berisha: Rama zbatoi porosinë e Vuçiqit, policët “vrasës të paguar”

Berisha: Rama zbatoi porosinë e Vuçiqit, policët “vrasës të paguar”

“Kush thyen, paguan” – Rama paralajmëron gjoba deri në 500 mijë lekë për dëmet e parashikuara

“Kush thyen, paguan” – Rama paralajmëron gjoba deri në 500 mijë lekë për dëmet e parashikuara

“Masat e Ramës”: Protestat mund të kufizohen deri në 72 orë, ndëshkohen thirrjet për dhunë në rrjetet sociale

“Masat e Ramës”: Protestat mund të kufizohen deri në 72 orë, ndëshkohen thirrjet për dhunë në rrjetet sociale

Regjistër i posaçëm elektronik për personat nën hetim, Rama: Mund t’u ndalohet dalja jashtë vendit

Regjistër i posaçëm elektronik për personat nën hetim, Rama: Mund t’u ndalohet dalja jashtë vendit

Rama: Pezullim për mësuesit që nxisin protestat, deri në 2 vite burg për personat që kapen me armë apo sende të rrezikshme

Rama: Pezullim për mësuesit që nxisin protestat, deri në 2 vite burg për personat që kapen me armë apo sende të rrezikshme

Sinani me thirrje për qytetarët: Dilni sot votoni, është ditë jetike për shqiptarët e Luginës

Sinani me thirrje për qytetarët: Dilni sot votoni, është ditë jetike për shqiptarët e Luginës

Mbi 27% pjesëmarrja në zgjedhjet në Serbi deri në orën 11:00

Mbi 27% pjesëmarrja në zgjedhjet në Serbi deri në orën 11:00

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën