TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

FIFA lançon “portalin ligjor”, platforma online që do modernizojë proceset gjyqësore

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A

FIFA do të lançojë “Portalin Ligjor të FIFA-s”, si pjesë e angazhimit të saj të vazhdueshëm për modernizimin e kuadrit të saj rregullator. Bëhet fjalë një platformë në internet përmes së cilës do të zhvillohen procedurat para Gjykatës së Futbollit të FIFA-s dhe organeve gjyqësore të FIFA-s, duke filluar që nga 1 maji 2022.

Portali do t’u mundësojë palëve të interesuara – si klubet, lojtarët, shoqatat, ndërmjetësit, firmat ligjore me autorizim dhe kushdo që është i përfshirë në procese – për të paraqitur një kërkesë pranë organit përkatës vendimmarrës ose gjyqësor të FIFA-s dhe gradualisht do të zëvendësojë sistemin aktual të komunikimit me e-mail.

Ndërkohë që procedurat do të drejtohen ende nga rregulloret përkatëse të FIFA-s, njoftimi i komunikimeve, paraqitjeve, vendimeve dhe dokumenteve të tjera do të trajtohet nëpërmjet Portalit Ligjor të FIFA-s, i cili synon të sigurojë komunikim të thjeshtë, të sigurt dhe transparent ndërmjet FIFA-s dhe palëve të përfshira si dhe një kuptim më i mirë i procedurave dhe gjurmueshmëri më të lartë.

Së fundi, platforma e re do të ofrojë mundësinë që përdoruesit të raportojnë sjellje që konsiderohen të papajtueshme me rregulloret e FIFA-s. Kjo i shtohet platformës ekzistuese të sinjalizuesit.

Portali Ligjor i FIFA-s do të zëvendësojë gradualisht sistemin aktual të komunikimit me e-mail. Si rezultat, pas një periudhe kalimtare, procedurat do të nisin ekskluzivisht përmes portalit dhe korrespondenca në lidhje me procedurat përpara Gjykatës së Futbollit të FIFA-s dhe organeve gjyqësore të FIFA-s do të kryhen vetëm përmes portalit.

Një manual përdorimi që ofron informacion të mëtejshëm dhe një udhëzues hap pas hapi për Portalin Ligjor të FIFA-s do të jetë i disponueshëm në FIFA.com.

FIFA po vazhdon të modernizojë dhe riorganizojë procedurat përpara organeve të saj vendimmarrëse dhe gjyqësore, në mënyrë që të lehtësojë paraqitjen dhe menaxhimin e kërkesave, duke siguruar në të njëjtën kohë transparencën dhe gjurmueshmërinë e procedurave për të gjithë aktorët e futbollit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Muriqi mbetet në top-pesëshe për  “Këpucën e Artë”

Muriqi mbetet në top-pesëshe për “Këpucën e Artë”

Vdiq trajneri legjendar rumun, Mircea Lucescu

Vdiq trajneri legjendar rumun, Mircea Lucescu

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture në Gjakovë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje me armë

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit

​Dita Ndërkombëtare e Romëve

​Dita Ndërkombëtare e Romëve

E shtuna me reshje shiu

E mërkura me vranësira dhe me diell

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën