Al Nassr i Cristiano Ronaldos është ndaluar në mënyrë efektive të nënshkruajë lojtarë të rinj derisa të shlyejë borxhet e transferimeve.
Kështu ka thënë një zëdhënës i FIFA-s të enjten, raporton “Sky Sports”. “Klubi Al-Nassr aktualisht nuk mund të regjistroj lojtarë të rinj për shkak të borxhit të mbetur. Ndalesa do të hiqet menjëherë pas zgjidhjes së borxheve të konfirmuara nga kreditorët e interesuar”, ka thënë zyrtari i FIFA-s.
Al-Nassr i detyrohet Leicester Cityt për shkak të transferimit të Ahmed Musas në vitin 2018.