TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fico mbetet nën kujdes intensiv

by teve1
1 vit ago
0
A A
Fico mbetet nën kujdes intensiv

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë nën kujdes intensiv dhe do të mbetet në spitalin e qytetit Banksa Bistrica së paku deri më 20 maj, thanë të premten zyrtarët qeveritarë dhe mediat lokale.

Ai mund të zhvendoset në spitalin e kryeqytetit sllovak Bratislavë pas kësaj date, sipas tyre.

Fico, i cili u qëllua katër herë me armë zjarri më 15 maj, është në gjendje të flasë paksa dhe gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar prej se u sulmua, pasi plagët ia vunë jetën në rrezik.

Mediat lokale raportuan të premten se mjekët do ta vlerësojë gjendjen e Ficos më 20 maj për të vendosur nëse ai mund të zhvendoset në spitalin e kryeqytetit.

Fico, një politikan veteran në Sllovaki që u rikthye për t’u bërë kryeministër për herë të katërt pasi partia e tij Smer i fitoi zgjedhjet shtatorin e kaluar, kishte dalë nga një takim i Qeverisë së tij në qytetin Handlova, gati 200 kilometra në verilindje të kryeqytetit sllovak, kur një burrë i armatosur iu afrua dhe e qëlloi.

Sulmuesi ishte i “motivuar politikisht”, tha të enjten zëvendëskryeministri Robert Kalinak, i cili është edhe ministër i Mbrojtjes dhe aleat i ngushtë i Ficos në partinë e tij Smer.

Mediat lokale raportuan të enjten se i dyshuari për atentatin ndaj Ficos, i cili u arrestua në vendin e ngjarjes pak çaste pasi shtiu me armë zjarri, akuzohet për tentim-vrasje.

Emri i të dyshuarit nuk është bërë i ditur, por mediat raportojnë se ai është një burrë 71-vjeçar.

Presidentja sllovake, Zuzana Caputova, bëri thirrje të enjten që të ndalet “urrejtja e dhunshme” që e ka kapluar Sllovakinë.

“Ne duhet të dalim nga ky cikël i urrejtjes së dhunshme dhe nga akuzat e ndërsjella. Ajo që ndodhi dje, ishte akt individual, por atmosfera e tensionuar e urrejtjes është vepër e jona e përbashkët”, tha ajo. /REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

SHBA propozon rezolutë të OKB-së për vendosjen e forcave të sigurisë në Gaza

SHBA propozon rezolutë të OKB-së për vendosjen e forcave të sigurisë në Gaza

Ushtarët izraelitë arrestojnë 16 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë arrestojnë 16 palestinezë në Bregun Perëndimor

Rritet në 68.872 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Rritet në 68.872 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

George W. Bush kujton Dick Cheney pas vdekjes së tij: Një humbje për kombin

George W. Bush kujton Dick Cheney pas vdekjes së tij: Një humbje për kombin

Vishi: Prioritet strehimorja për qentë endacakë

Vishi: Prioritet strehimorja për qentë endacakë

“Për me bo propagandë, ju jeni të zotë” –  Raka dhe Vishi përplasen për projektet e Kaçanikut

“Për me bo propagandë, ju jeni të zotë” – Raka dhe Vishi përplasen për projektet e Kaçanikut

SHBA propozon rezolutë të OKB-së për vendosjen e forcave të sigurisë në Gaza

SHBA propozon rezolutë të OKB-së për vendosjen e forcave të sigurisë në Gaza

Çka thanë dëshmitarët në gjyqin ndaj Sërgjan Lazoviq?

Çka thanë dëshmitarët në gjyqin ndaj Sërgjan Lazoviq?

Mandatimi i Konjufcës për formimin e Qeverisë, Presidenca publikon fotografinë

Mandatimi i Konjufcës për formimin e Qeverisë, Presidenca publikon fotografinë

Emisioni “Këndi i Debatit” 04.11.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 04.11.2025

Prishtina regjistron humbjen e parë në ENBL

Prishtina regjistron humbjen e parë në ENBL

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën