TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

FHK-ja, gati për Evropianin U20

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
FHK-ja, gati për Evropianin U20

Prej datës 13 deri më 21 korrik në Kosovë, saktësisht në Prishtinë do ta mbahet Kampionati Evropian i hendbollit për grupmoshën U20 në konkurrencën e meshkujve.

Në Evropianin e Divizionit B, do të marrin pjesë 12 shtete, ndërsa kreu i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini ka thënë se gjithçka është gati për zhvillimin e ndeshjeve.

Saraçini së bashku me trajnerin Bujar Qerimi janë paraqitur të enjten në konferencën për shtyp për të zbuluar të gjitha detajet për këtë ngjarje që nis të shtunën.

Krahas Kosovës, pjesë e Evropianit U20 do të jenë edhe Belgjika, Bullgaria, Estonia, Finlanda, Britania e Madhe, Gjeorgjia, Letonia, Luksemburgu, Lituania, Sllovakia e Turqia.

Përderisa kreu i FHK-së, Saraçini ka folur për detajet e këtij turneu, ai ka zbuluar se në Prishtinë do të jenë mbi 300 përfaqësuese, përfshirë gjyqtarët dhe zyrtarët e ndeshjeve.

Të gjitha ndeshjet do të luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, ndërsa trajneri i Kosovës U20, Bujar Qermi ka folur për synimet e “Dardanëve” të rinj.

Qerimi ka insistuar se Kosova U20 është gati për këtë kampionat dhe se synimi është për të përfunduar në mesin e katër ekipeve më të mira.

Ndërkohë, një muaj pas këtij turneu, FHK-ja do të organizoj edhe një Evropian tjetër por për grupmoshën U18.

Kjo ngjarje do të mbahet prej datës 12 deri më 18 gusht, po ashtu në Prishtinë dhe do të marrin pjesë 8 shtete.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tri medalje për xhudistët e Kosovës në Kupën Evropiane për kadetë

Tri medalje për xhudistët e Kosovës në Kupën Evropiane për kadetë

Shehu shënon golin e parë sezonal

Shehu shënon golin e parë sezonal

Ballkani përmbys Gjilanin në fund, shënon tri herë në 14 minuta

Ballkani përmbys Gjilanin në fund, shënon tri herë në 14 minuta

Zhegrova asiston në fitoren e thellë të Juventusit

Zhegrova asiston në fitoren e thellë të Juventusit

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Auto Draft

Një amanet që ndryshoi jetën e mbi 100 studentëve

Auto Draft

Erërat e forta ia dëmtuan serat-fermeri nga Lipjani kërkon kompensimin

Auto Draft

Ankohen banorët në Serofc: Nuk ka ardhur askush me na çel derën

Auto Draft

Konsulta falas si formë proteste nga mantelbardhët

Auto Draft

Krasniqit iu mohua takimi me vëllain, kritika ndaj Gjykatës Speciale

Auto Draft

Dita e Alfabetit Shqip, Rama viziton shtëpinë muze

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën