TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

FFK reagon për banderolën provokuese në Poloni

by tëvë1
6 muaj ago
0
A A
FFK reagon për banderolën provokuese në Poloni

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ka dënuar ashpër shfaqjen e një banderole provokuese dhe të papranueshme nga tifozët e Lech Poznan në ndeshjen e së mërkurës mbrëma të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Crvena Zvezdës.

Gjatë kësaj ndeshje, në tribunën e tifozëve polakë u shfaq një parullë me mesazhin “Kosova është Serbi”, ndërsa klubi serb më pas e falënderoi publikisht Lech Poznanin dhe tifozët e tij për këtë veprim, e që e quajti “mbështetje”.

“Federata e Futbollit e Kosovës i cilëson këto akte si provokim të rëndë politik, të turpshme e të papranueshme në një ngjarje sportive dhe shkelje flagrante të rregullave dhe parimeve të UEFA-s, e të cilat ndalojnë çdo lloj mesazhi politik apo diskriminues në stadium”, shkruan FFK.

Sipas FFK-së, këto janë sjellje që nuk i shërbejnë futbollit dhe përbëjnë nxitje të urrejtjes dhe cenim të integritetit sportiv.

“FFK, menjëherë pasi ka vërejtur një shkelje të tillë, ka nisur procedurën e paraqitjes së ankesës zyrtare në UEFA, duke kërkuar masa disiplinore ndaj klubit Lech Poznan, përgjegjës për sjelljen e tifozëve të tij, si dhe ndaj Crvena Zvezdës për deklaratat publike që nxisin dhe legjitimojnë mesazhe kundër shtetit të Kosovës”, vazhdon njoftimi i FFK.

FFK, si anëtare e UEFA-s, mbron dhe promovon vlerat që futbolli duhet të mbetet jashtë provokimeve politike dhe duhet të shërbejë si urë bashkimi, e jo përçarjeje, por kërkon me ngulm që këto parime të mbrohen edhe nga federatat tjera anëtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bashkimi fiton gjysmëfinalen e parë, përmbys epërsinë prej 11 pikëve të Prishtinës

Bashkimi fiton gjysmëfinalen e parë, përmbys epërsinë prej 11 pikëve të Prishtinës

Trepça bën hap të madh drejt finales së Kupës, “shkrin” Borën me plus 23 pikë

Trepça bën hap të madh drejt finales së Kupës, “shkrin” Borën me plus 23 pikë

Zyrtare: Ndeshja Drenica-Llapi luhet në Malishevë

Zyrtare: Ndeshja Drenica-Llapi luhet në Malishevë

Ballkani përforcohet me Nikprelajn nga Deçiqi i Malit të Zi

Ballkani përforcohet me Nikprelajn nga Deçiqi i Malit të Zi

Shala: Jo Kushtetuesja, por partia fituese mund ta bllokojë sërish Kuvendin

Shala: Jo Kushtetuesja, por partia fituese mund ta bllokojë sërish Kuvendin

Spahiu: Deputetët nuk e dinë çfarë votojnë, rregullorja për Listën Serbe është nënshkruar nga vetë ata

Spahiu: Deputetët nuk e dinë çfarë votojnë, rregullorja për Listën Serbe është nënshkruar nga vetë ata

Përleshje fizike në Lipjan, dy persona dyshohet që u therën me thikë, gjashtë të tjerë shoqërohen në Polici

Përleshje fizike në Lipjan, dy persona dyshohet që u therën me thikë, gjashtë të tjerë shoqërohen në Polici

Emisioni “Info Nata” 04.02.2026

Emisioni “Info Nata” 04.02.2026

Kamberi: Kongresi amerikan fut në agjendë diskriminimin ndaj shqiptarëve në Serbi

Kamberi: Kongresi amerikan fut në agjendë diskriminimin ndaj shqiptarëve në Serbi

A do të fuzionohet VLEN-i? Kim Mehmeti: Nuk ka llogari për një parti me dy udhëheqës

A do të fuzionohet VLEN-i? Kim Mehmeti: Nuk ka llogari për një parti me dy udhëheqës

Mehmeti: Vjosa Osmani është presidentja më e mirë pas Ibrahim Rugovës

Mehmeti: Vjosa Osmani është presidentja më e mirë pas Ibrahim Rugovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën