Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka dalë me një njoftim për ndeshjen Kosovë – Suedi.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka dalë me një njoftim për ndeshjen Kosovë – Suedi.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Suedisë luhet të hënën nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Është ndeshja e dytë kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
“Dardanët” e humbën thellë 4:0 ndeshjen e parë kundër Zvicrës në Basel të premten. Por në FFK vlerësojnë se Kosova është gati. “Jemi gati – me zemër, pasion e besim!”, shkruan në njoftimin e FFK-së.
FFK ka publikuar edhe një video të momenteve të gëzimit të lojtarëve dhe tifozëve nga ndeshjet e kaluara.