Federata e Futbollit e Kosovës, ka bërë të ditur emrat e gjyqtarëve, të cilët do të ndajnë drejtësinë në xhiron e parë të Superligës së Kosovës.
Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në derbin Gjilani – Ballkani, së bashku me asistentët e tij Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.
Në ndeshjen tjetër, që pritet të jetë mjaft interesante, Dukagjini – Prishtina, gjyqtar kryesor është Dardan Çaka.
Ai do të asistohet nga Besnik Morina dhe Hekuran Osmani.