TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

FFK-ja nis projektin për krijimin e ligave U13 e U15 për vajza

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
FFK-ja nis projektin për krijimin e ligave U13 e U15 për vajza

Federata e Futbollit e Kosovës(FFK), të enjten ka njoftuar se ka nisur një pilot projekt të rëndësishëm për futbollin e vajzave në Kosovë, me synim për krijimin e ligave U13 dhe U15.

Sipas FFK-së, ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt masovizimit të futbollit dhe përfshirjes së vajzave në aktivitete sportive. Pilot projekti ka filluar me zhvillimin e ndeshjeve të xhiros së parë të grupmoshave U13 dhe U15 në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Në këtë projekt janë pjesëmarrëse 13 klube, të cilat kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë nismë të rëndësishme. Në këtë fazë fillestare janë tri grupe; dy me nga katër ekipe dhe një grup me pesë ekipe.

Ndeshjet zhvillohen në bazë të sistemi të Bergerit, me pesë xhiro. Pas kësaj faze, fituesit e dy grupeve të para, si dhe fituesi dhe vendi i dytë i grupit të tretë do të kalojnë në gjysmëfinale.

Valbona Gashi Uka, shefe e futbollit të vajzave në FFK, ka theksuar rëndësinë e kësaj nisme për masovizimin e futbollit të vajzave dhe përparimin e tyre në këtë fushë.

“Sot ka filluar turneu i këtij pilot projekti për grupmoshat U13 dhe U15, i cili mbështetet nga UEFA dhe FIFA. Ne kemi realizuar edhe projekte të tjera në vitet e kaluara që na kanë shërbyer për të parë gjendjen aktuale të vajzave të kësaj grupmoshe. Interesimi i madh na ka shtyrë që të realizojmë projekte të këtij lloji. Andaj, nga 13 klube nga ato që aktualisht marrin pjesë në gara me grupmoshat tjera kanë shprehur interesim për t’u përfshirë në këtë turne. Ky është pilot projekt, i cili do të përfundojë në muajin qershor. Ky projekt është mirëpritur nga klubet dhe do të jetë parapërgatitje për krijimin e ligave U13 dhe U15, që do të fillojnë nga edicioni i ardhshëm”, tha Gashi Uka.

Ndërkohë, trajneret e klubeve pjesëmarrëse Ylberina Berishaj nga KFF Dukagjini dhe Florentina Kallaba nga KFF 2 Korriku kanë shprehur gëzimin e tyre për këtë iniciativë, duke theksuar rëndësinë e një lige të dedikuar për vajzat, si dhe mundësinë për zhvillimin e tyre në këtë sport.

“Ky projekt është mirëpritur shumë nga KFF ‘Dukagjini’ sepse i jep mundësi zhvillimit vajzave të lindura nga 2009 deri në vitin 2012, për arsyje që gjeneratat e lindura në vitet 2011 dhe 2012 nuk kanë të drejtë të paraqiten në Ligën U17 të vajzave dhe ky projekt është shumë i mirë për zhvillimin e tyre”, tha Berishaj.

E Kallaba, ka shtuar: “Ky turne i organizuar nga FFK-ja është mirepritur nga vajzat tona sepse kemi pasur nevojë edhe më herët të kemi një ligë, ndersa me formimin e kësaj lige do të kemi më shumë vajza të përfshira në futboll”.

Ky pilot projekt është në përputhje me Strategjinë për Futbollin e Vajzave që u lansua muaj më parë, por edhe me misionin e FFK-së për të masovizuar futbollin e vajzave në të gjitha grupmoshat. Të gjitha ndeshjet e këtij pilot projekti zhvillohen në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, çdo dy javë (të mërkureve), derisa të gjitha shpenzimet i mbulon FFK-ja.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të MMA-së

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të MMA-së

Muslija lëndohet rëndë, rrezikon përfundimin e sezonit

Muslija lëndohet rëndë, rrezikon përfundimin e sezonit

Vëllaznimi ankohet në FBK për largimin nga liga

Vëllaznimi ankohet në FBK për largimin nga liga

Kosova e futsallit mposht edhe Austrinë, kualifikohet në “Main Round” të Botërorit

Kosova e futsallit mposht edhe Austrinë, kualifikohet në “Main Round” të Botërorit

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

Begaj: Humbëm Eliot Engel, një mik të madh të popullit shqiptar

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Haxhiu stafit të saj: Uroj që secili ta jap më të mirën nga vetja

Haxhiu për vdekjen e kongresistit amerikan: Engel qëndroi në anën e drejtë të historisë së Kosovës

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të MMA-së

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të MMA-së

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Google ka ndaluar një nga video-lojërat më të njohura të ditëve të sotme

Google ka ndaluar një nga video-lojërat më të njohura të ditëve të sotme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën