TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

FFK-ja mban nesër Kuvendin Zgjedhor, Ademi kandidati i vetëm në garë për t’u rizgjedhur

by Bujar Mehmeti
2 muaj ago
3
A A
FFK-ja mban nesër Kuvendin Zgjedhor, Ademi kandidati i vetëm në garë për t’u rizgjedhur

Mes shumë polemikash e reagimesh, të enjten do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës, me pikën e vetme në rend dite, zgjedhjen e kryetarit të ri.

Kryetari aktual i FFK-së, Agim Ademi, është kandidati i vetëm në garë për t’u rizgjedhur edhe për një mandat të ri katërvjeçar për faktin se mblodhi shumicën e nënshkrimeve, duke i pamundësuar një kandidati tjetër për të hyrë në garë kundër tij.

Ademi është kryetar i FFK-së, që nga viti 2018 dhe kjo pritet të jetë rizgjedhja e dytë e tij në krye të Federatës.
Por megjithëse nuk ka një kundërkandidat për kreun e FFK-së, Ademi u përballë me pengesa të mëdha nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport. Përmes ministrit në detyrë Hajrulla Çeku, MKRS-ja kishte reaguar menjëherë pasi FFK-ja kishte caktuar 5 shkurtin si datën e mbajtjes së Kuvendit zgjedhor.

Sipas MKRS-së, FFK ende nuk i kishte përmbushur obligimet e dala nga procesi i licencimit të vitit 2023, të dakorduara me UEFA-n, FIFA-n dhe vetë Ministrinë, përfshirë harmonizimin e Statutit me Ligjin për Sport dhe rregulloret përkatëse.
Ministria vuri në pikëpyetje edhe përbërjen dhe legjitimitetin e Kuvendit Zgjedhor, duke rikujtuar se të drejtë vote kanë vetëm anëtarët e licencuar, për cka nuk dihet sa anëtar do të votojnë më 5 shkurt dhe cilët janë të licencuar.

Duke e parë se nuk po tërhiqej nga vendimi për mbajtjen e Kuvendit, ministri Çeku i shkroi letër UEFA-së dhe FIFA-së, për parregullsitë në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe mbajtjen e Kuvendit pa legjitimitet.

Në letër nga pikat më problematike është mekanizmi statutor i kandidimit për kryetar, i cili kërkon 15 nënshkrime mbështetëse nga anëtarët e Federatës vetëm si kusht për t’u kandiduar për kryetar. Në një federatë si FFK, që ka 40 anëtarë gjithsej, por vetëm 26 janë të licencuar dhe me të drejtë vote, ky rregull – sipas Ministrisë – eliminon garën reale dhe e bën praktikisht të mundur vetëm një kandidaturë.

Por përmes një letre të përbashkët të UEFA-së dhe FIFA-së, përgjigja i kthehet njëherë FFK-së, e më pas e njëjta i dërgohet edhe Ministrisë.

Në letrën e nënshkruar nga zyrtarë të lartë të FIFA-së e UEFA-së, konfirmohet se FFK ka harmonizuar statutin e saj në përputhje të plotë me kërkesat e UEFA-s dhe FIFA-s dhe Ligjin për Sportin.
Kërkohet pavarësi e plotë, dhe jo ndërhyrje në punën e FFK-së, por edhe për reagimin e vonshëm të Ministrisë, që të ndryshohet Statuti, vetëm pak javë para Kuvendit Zgjedhor.
Zyrtarë të UEFA-së dhe FIFA –së do të jenë të pranishëm në Kuvendin e 5 shkurtit, për të siguruar që procesi zgjedhor të zhvillohet në përputhje me Statutin e FFK-së, si dhe me statutet, rregulloret dhe parimet përkatëse të FIFA-s dhe UEFA-s.
Por si në të kaluarën edhe ky Kuvend, do të mbahet larg syve të mediave e gazetarëve, të cilët nuk kanë pasur mundësinë të raportojnë nga vendi i ngjarjes, derisa nga zyra për media e FFK-së, ende nuk është bërë i ditur vendi por edhe koha se kur mbahet ky Kuvend.

Tëvë 1 përmes burimeve mëson se Kuvendi i shkurtit nis nga ora 11:00 dhe do të mbahet në Hotelin Emerald.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maguire vazhdon kontratën me “Djajtë e kuq”

Maguire vazhdon kontratën me “Djajtë e kuq”

Sensacioni i Ligës së Kampionëve interesohet për portierin e Kosovës, Bodø/Glimt e kërkon Amir Shaipin

Sensacioni i Ligës së Kampionëve interesohet për portierin e Kosovës, Bodø/Glimt e kërkon Amir Shaipin

Conte paraqet kandidaturë për përzgjedhës të Italisë

Conte paraqet kandidaturë për përzgjedhës të Italisë

Basketboll, të mërkurën dihet kush bie nga Superliga

Basketboll, të mërkurën dihet kush bie nga Superliga

Ditari: 07.04.2026

Ditari: 07.04.2026

Sulmet ajrore izraelite godasin linja hekurudhore dhe ura në të gjithë Iranin

Sulmet ajrore izraelite godasin linja hekurudhore dhe ura në të gjithë Iranin

Izraeli kryen sërish sulme në Gaza, 10 të vdekur

Izraeli kryen sërish sulme në Gaza, 10 të vdekur

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra tjetrën për sulme me dronë gjatë natës

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra tjetrën për sulme me dronë gjatë natës

Ushtarë nga Austria, Italia dhe Rumania trajnohen për asgjësimin e mjeteve shpërthyese

Ushtarë nga Austria, Italia dhe Rumania trajnohen për asgjësimin e mjeteve shpërthyese

Maguire vazhdon kontratën me “Djajtë e kuq”

Maguire vazhdon kontratën me “Djajtë e kuq”

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën