TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fetoshi: Vendimi i sotëm për vizat, efekti i parë i marrëveshjes Kosovë-Serbi

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Fetoshi: Vendimi i sotëm për vizat, efekti i parë i marrëveshjes Kosovë-Serbi

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arben Fetoshi vlerëson se vendimi i sotëm për vizat ka treguar paaftësinë dhe politizimin e të drejtës për lëvizje të lirë të Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian

“Vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës ka shpërfaq burokracinë, paaftësinë dhe politizimin e kësaj të drejtë në kuadër të rolit si ndërmjetës për procesin e dialogut Kosovë-Serbi për fat të keq. Nëse e kemi parasysh faktin se që nga 2018 Komisioni Evropian ka konstatu përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave, pesë vjeteët e fundit janë periudhë e pamundësisë së Këshillit dhe Parlamentit për ta nisë dhe përmbyllë procesin e vendimmarrjes sa i përket liberalizimit të vizave, referuar një konstatimi që e ka bo institucioni më i rëndësishëm i Bashkimit Evropian që është realisht Qeveria e BE-së”, ka thënë Fetoshi.

Madje sipas tij, kalkulimet politike që janë bërë për t’ia dhënë Kosovës liberalizimin, janë pranuar edhe nga vet disa eurodeputetë

“Pak a shumë eurodeputetë dhe zyrtarë të tjerë të BE-së e kanë pranu edhe vet që ka pasë një qasje të kalkulimit politik me liberalizimin e vizave në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi i cili sot përfundimisht ka marrë fund. Ka marrë fund një padrejtësi e gjatë ndaj qytetarëve të Kosovës. Bëhet fjalë për triumfin e vlerave evropiane në kuadër të një zotimi që Evropa i ka dhënë qytetarëve të Kosovës sa i përket përmbushjes së kritereve”.

Sipas Fetoshit vendimi i sotëm për vizat është efekti i parë i Marrëveshjes Bazë mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve që u arrit së fundmi.

“Vet fakti që nuk është marrë vendimi meritor sipas rekomandimit të Komisionit Evropian tregon që BE nuk kishte në plan të parë vlerat fundamentale me të cilat operon. Një prej të katër të drejtave themelore të BE-së është liria e lëvizjes. Unë jam i bindur që vendimi i sotëm ka qenë i sinkronizuar në kuadër të një procesi më të madh që lidhet me dialogun Kosovë-Serbi, për shkak se saktësisht sot, 30 ditë pas Marrëveshjes së Ohrit, besoj që kemi të bëjmë me efektin e parë të marrëveshjes. Për mua ky është efekti i parë i marrëveshjes sepse tani kemi një perspektivë tjetër nga bashkësia ndërkombëtare karshi të ardhmes së Kosovës, referuar dakordimit në Ohër”, tha Fetoshi në Këndin e Debatit në Tëvë 1.

E sipas tij ky vendim do të duhej të pasohej me hapa të tjerë që ndërlidhen me anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe dhënien e statusit të vendit kandidat për BE.

“Nga perspektiva ndërkombëtare unë besoj që ky është efekti i parë që do të duhej të pasohej, nëse Kosova në njërën anë dhe Serbia në anën tjetër do të ruajnë konstruktivitetin dhe do të detyrohen të jenë konstruktive sa i përket zbatimit të marrëveshjes, me hapa të tjerë që mund të ndërlidhen me anëtarësimin në Këshillin e Evropës, sepse besoj që është procedurë e pritshme tashmë dhe me dhënien e statutit të kandidatit të Kosovës”, deklaroi profesor Fetoshi.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidenca organizon disa aktivitete në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Presidenca del me sqarim  për deklaratën e Osmanit për “çmontimin 900 bandave kriminale”

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

​Osmani: Çmontuam 900 banda kriminale

Plagoset një person me armë zjarri në Prishtinë

PDK me konventë të hënën, kush do të jetë kryetari i ri?

PDK me konventë të hënën, kush do të jetë kryetari i ri?

Presidenca organizon disa aktivitete në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Presidenca del me sqarim  për deklaratën e Osmanit për “çmontimin 900 bandave kriminale”

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

​Osmani: Çmontuam 900 banda kriminale

FBK dhe FIBA vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët drejt Strategjisë 2026-2030

Prishtina mposht Vëllaznimin

Plagoset një person me armë zjarri në Prishtinë

Sylvinho flet për ndeshjen me Serbinë, lëndimet dhe mungesat në kombëtare

Sylvinho i kënaqur me lojën ndaj Anglisë

FFK me video motivuese para duelit me Suedinë

“Play-off”, nuk ka përballje Kosovë – Shqipëri

PDK me konventë të hënën, kush do të jetë kryetari i ri?

PDK me konventë të hënën, kush do të jetë kryetari i ri?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën