Profesori universitar, Arben Fetoshi, tha se Shtetet e Baskuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian i ka dhënë “bakshish” presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mos njohjen formale të Kosovës.
Megjithatë, Fetoshi u shpreh skeptik që në takimin e 18 marsit në Ohër do të nënshkruhet marrëveshja.
“Partnerët kryesor të Kosovës, ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian si ndërmjetës, janë treguar gjeneroz që presidentit të Serbisë në këtë rast, Aleksandar Vuçiq t’i jepet një “bakshish” mosnjohja formale e Republikës së Kosovës. Përndryshe, sfida kryesore mendoj që lidhet me planin e implementimit dhe me takimin e ardhshëm në Ohër. E në këtë pikë se si do jetë pozicioni i Kosovës dhe sa ka gjasa të formalizohet marrëveshja, ende jam skeptik që më 18 mars do të përmbyllet gjithçka”, deklaroi Fetoshi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Por, Fetoshi njëherit u shpreh i bindur që faktorët ndërkombëtar e kanë të vendosur që procesi tashmë ka hyrë në binar./teve1.info/.