Profesori universitar Arben Fetoshi duke folur për zhvillimet në veri dhe raportet aktuale ndërmjet Kosovës dhe parterëve ndërkombëtar , ka thënë se është një situatë e palakmueshme për rikthimin e një procesi që do ta normalizonte veriun.
Ai ka thënë se beteja politike e Kosovës me Serbinë pas vitit 1999 ka konsisto në krijimin e parakushteve për serbizimin e veriut.
“Beteja politike e Kosovës me Serbinë pas vitit 1999 ka konsistu në krijimin e parakushteve për serbizimin e veriut të Kosovës dhe tani duke parë pozicionin e Kosovës në raport me SHBA-në por edhe faktorët tjerë ndërkombëtarë jemi në një situatë shumë të palakmueshme sa i përket rikthimit në binarë të një procesi që do të mund ta normalizonte veriun e Kosovës në kuadër të rendit juridik-kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai në emisionin special në Tëvë 1 për zhvillimet në veri.







