TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​”Festo me Zemër, jo me armë”, nisma e MPB-së për sigurinë gjatë festave

nga TËVË 1
8 Korrik, 2024
0
A A
​”Festo me Zemër, jo me armë”, nisma e MPB-së për sigurinë gjatë festave

Ministria e Punëve të Brendshme ka lansuar fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive “Festo me zemër, jo me armë”. Qëllimi i kësaj fushate është ngritja e vetëdijes kolektive dhe parandalimit të përdorimit të armëve në mjedise joligjore.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Blerim Gashani derisa ka theksuar misionin e këtij institucioni është zotuar se do të avancojnë nivelin e sigurisë në Kosovë dhe njëkohësisht të përmirësojnë cilësinë e jetës për qytetarët.

“Me qëllim që ky mision të arrihet përveç MPB-së dhe akterët tjerë duhet të luaj rolin e tyre përmes ndërgjegjësimit të shoqërisë lidhur me pasojat që mund të vijnë nga posedimi dhe përdorimi i paligjshëm i armëve të zjarrit. Statistikat tregojnë që armët pa leje, që janë në përdorim të pa ligjshëm nga qytetarët janë shkaktarë i pjesës dërmuese të vrasjeve”, tha ai.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla ka thënë se Policia e Kosovës është duke bërë punë profesionale në këtë drejtim, derisa ka apeluar gjithë qytetarët të respektojnë ligjin.

“Përdorimi i armëve të zjarrit është një problem që prek shumë shoqëri, jo vetëm tonën, në ato ditë që janë për t’u festuar dhe që sjellin gëzim në familjet e tyre, dhe jo siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, ndonjëherë edhe kob. Arma nuk është mjet për festë, nuk simbolizon gëzim, sjell vetëm hidhërim. PK është një nga policitë më të suksesshme dhe profesionale, jo vetëm në rajonin tonë, por edhe në kontinentin evropian, prandaj qytetarët kanë besim të plotë në të”, tha ajo.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian Annemarie Douwes, ka thënë se është me rendësi të madhe të bëhet vetëdijesimi i qytetarëve për të parandaluar këtë dukuri negative. Derisa ka theksuar mbështetjen e BE-së në këtë drejtim.

“Është më rendësi shumë të madhe derisa PK po punon në mënyrë të palodhur për luftimin e këtyre sfidave ne nuk mund të varemi vetëm në organet ligj zbatuese, prandaj është me rëndësi shumë të madhe të bëhet vetëdijesimi i qytetarëve për këtë dukuri negative, për të shtënat festive dhe të mësojmë duke përfshirë edhe fëmijët për rreziqet e përdorimit të pa sigurt përdorimin e armeve të zjarrit dhe ndikimet potenciale që mund të kenë ato në familjet. BE në Kosovë mbetet e përkushtuar për mbështetjen dhe brengen që kanë për qëllim për promovimin e fushatave të ndërgjegjshmit si dhe veprimeve parandalues për zvogëlimin e ndikimit negativ të shtënave festive”, shtoi ai.

Përfaqësuesi i Policisë së Kosovës, Arbnesh Ajvazi, ka nënvizuar se janë duke punuar në këtë drejtim për të ndaluar përdorimin e armëve në ambiente jo ligjore, derisa ka treguar edhe numrin e konfisikimit të armëve që janë përdorur në mënyrë të jashtëligjshme.

“Parandalimi i përdorimit të armëve gjatë festave paraqet një sfidë të madhe për ne si shoqëri, kultura dhe traditat tona shpeshherë kanë përdorimin e armëve si pjesë e festimeve, por duhet të ndryshojmë këtë mentalitet…Pjesa më e madhe e armëve që përdorën në vend përfshirë ato në festa janë të zotëruar në mënyrë ilegale, pjesa më e madhe e tyre posedohen në mënyrë të jashtëligjshme, andaj kjo duhet të parandalohet. PK ka punuar shumë për të mbrojtur shtetasit e saj dhe për të ofruar siguri, duke konfiskuar armë ilegale, ku brenda vitit konfiskojmë 1200 deri në 1500 armë e mbi 20 mijë municion të ndryshëm”, tha ai.

MPB ka apeluar gjithë qytetarët t’i shmangen përdorimit të armëve të zjarrit gjatë festave familjare me qëllim të parandalimit të fatkeqësive.

E shtëna me armë zjarri në ahengje dhe festime është vepër penale dhe është e ndëshkueshme me ligj.

Tags: "Festo me zemërBlerim Gashanijo me armë"MPB
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Vuçiq te Putini, analistët kërkojnë që BE të ndryshojë urgjent qasjen ndaj Serbisë

Kransiqi në konferencën për kriptovalutat: Janë e sotmja që po e ndryshojnë botën

Kransiqi në konferencën për kriptovalutat: Janë e sotmja që po e ndryshojnë botën

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku – Kurtit: Zhbllokoni situatën, mos e mbani peng Kosovën

​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore

​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore

Drenica rikthehet në Superligë

Drenica rikthehet në Superligë

Arsenali paraqet ‘ofertë zyrtare’ për Viktor Gyokeres

Arsenali paraqet ‘ofertë zyrtare’ për Viktor Gyokeres

​Vuçiq te Putini, analistët kërkojnë që BE të ndryshojë urgjent qasjen ndaj Serbisë

Uta Ibrahimi ngjitet në majën e tretë më të lartë në botë

Uta Ibrahimi ngjitet në majën e tretë më të lartë në botë

Kransiqi në konferencën për kriptovalutat: Janë e sotmja që po e ndryshojnë botën

Kransiqi në konferencën për kriptovalutat: Janë e sotmja që po e ndryshojnë botën

Deep Research i ChatGPT integrohet në GitHub

Deep Research i ChatGPT integrohet në GitHub

​Familjet e viktimave në Koçan organizojnë marsh protestues për të kërkuar drejtësi

​Familjet e viktimave në Koçan organizojnë marsh protestues për të kërkuar drejtësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X