TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Festë e qetë e serbëve në Graçanicë

Sot qytetarët serb të Kosovës por edhe nga Serbia kanë festuar festën e tyre të njohur si “Vidovdani”. Që nga ora 07:00 e mëngjesit ata erdhën në oborrin e Manastirit të Graçanicës ku edhe mbajtën ceremoninë. As këtë herë nuk munguan thirrjet nacionaliste të serbëve.

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Serbët nisin festimin e “Vidovdanit” në Graçanicë

Me të shënuar ora 07:00 e mëngjesit, qytetarë serbë të Kosovës por edhe nga Serbia erdhën për të festuar “ Vidovdanin”.

Veçse për dallim nga vitet paraprake, të mërkurën ata u mblodhën në oborrin e Manastirit të Graçanicës.

As këtë herë nuk munguan mbishkrimet nacionaliste në veshjet e tyre.

Madje me këtë veshje, hynë e dolën në oborrin e Manastirit pa u penguar nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq, edhe brenda hapësirave ku mbahej ceremonia u shfaqën simbole të shtetit serb por edhe thirrje provokuese si “Nuk e japim djepin e Serbisë”, “Djemtë e Kosovës” e “Rrënjët e Mia”.

Para pjesëmarrësve, patriarku Porfirije tha se në këtë tubim erdhën që të luten për paqe.

“Për ju vëllezër dhe motra që jetoni në Kosovë, ne kemi ardhur të lutemi me ju, t’i përulemi forcës dhe vendimit tuaj për të ruajtur vendet tona të shenjta në Kosvoë. Me lutjen tuaj dhe qëndrueshmëria dhe ne të tjerët shërohemi nga brenda, lindim përsëri dhe fillojmë të kuptojmë se gjëja më e rëndësishme është të kërkojmë së pari mbretërinë e qiejve, të besojmë në dashurinë e Zotit”, tha ai.

Porfirije uroi edhe besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Por ne e dimë se nuk do të ketë kurrë paqe, nëse nuk është në shpirtrat tanë. Dhe ne jemi mirënjohës ndaj jush që na kthjellët me shembullin tuaj. Ju gjithashtu na shëroni me lutjen tuaj dhe besimin tuaj ortodoks. Kisha jonë nuk do të harroje askënd dhe nuk mund ta lërë. Vëllezërit mysliman sot e kanë festën e Bajramit dhe unë ua uroj”, deklaroi ai.

E gjatë gjithë kohës sa po mbahej kjo ceremoni, forca të shtuara të Policisë së Kosovës po patrullonin zonën.

Derisa përkohësisht u bllokuan edhe rrugët kryesore.

Në afërsi të Manastirit të Graçanicës u panë edhe pjesëtarë të KFOR-it, EULEX-it por edhe Karabinierët italianë.

Manifestimi i Vidovdanit këtë vit u organizua në Manastirin e Graçanicës dhe jo në Gazimestan, siç bëhej deri tash, për shkak të siç thanë, situatës aktuale të sigurisë.

Tags: Vidovdani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfundon me sukses trajnimi për pjesëtarët ukrainas

Përfundon me sukses trajnimi për pjesëtarët ukrainas

Kurti në Londër: S’ka vend për relaksim, Serbia ka vënë 48 baza ushtarake përreth kufirit me Kosovën

Kurti në Londër: S’ka vend për relaksim, Serbia ka vënë 48 baza ushtarake përreth kufirit me Kosovën

Bajrami: LVV në panik për faturat e energjisë elektrike

Bajrami: Kurti po synon zgjedhje, po përshpejton miratimin e ligjeve në Kuvend

Liberalizimi i tregut të energjisë – bizneset ankohen se u solli pasoja

Sivjet nuk pritet të ketë rritje të tarifave të energjisë

Përfundon me sukses trajnimi për pjesëtarët ukrainas

Përfundon me sukses trajnimi për pjesëtarët ukrainas

Vëllaznimi ankohet në FBK për largimin nga liga

Vëllaznimi ankohet në FBK për largimin nga liga

Kosova e futsallit mposht edhe Austrinë, kualifikohet në “Main Round” të Botërorit

Kosova e futsallit mposht edhe Austrinë, kualifikohet në “Main Round” të Botërorit

Kurti në Londër: S’ka vend për relaksim, Serbia ka vënë 48 baza ushtarake përreth kufirit me Kosovën

Kurti në Londër: S’ka vend për relaksim, Serbia ka vënë 48 baza ushtarake përreth kufirit me Kosovën

Bajrami: LVV në panik për faturat e energjisë elektrike

Bajrami: Kurti po synon zgjedhje, po përshpejton miratimin e ligjeve në Kuvend

Liberalizimi i tregut të energjisë – bizneset ankohen se u solli pasoja

Sivjet nuk pritet të ketë rritje të tarifave të energjisë

Krasniqi Goodman dhe Tahiri emërohen të deleguara për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

Krasniqi Goodman dhe Tahiri emërohen të deleguara për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën