TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Festat tjera i presim bashkë” – Thaçi kritikon Hagën për mbajtjen e seancës në ditë feste

Ditë pune e premtja ishte për Gjykatën Speciale, ani pse ajo është e krijuar me ligje të Republikës së Kosovës. Ky fakt u kritikua nga Hashim Thaçi, për të cilin u mbajt edhe seancë në rastin ku ai me katër të tjerë akuzohen për pengim të administrimit të drejtësisë. Mes tjerash, Thaçi i uroi shqiptarët për 28 nëntorin, me shpresë së festat tjera kombëtare do i pret bashkë me ta.

by Florijeta Dernjani
4 muaj ago
0 0
A A

Atmosfera e festës së 28 Nëntorit, nuk u ndje në Hagë.

Si ditë krejt e zakonshme, Gjykata Speciale punoi e zhvilloi seancë.

Me mëngjes, u mbajt seanca e radhës përgatitore për gjykim, në rastin kundër administrimit të drejtësisë, ku të akuzuar janë Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu e Hajredin Kuçi.

Për këtë veprim, kritika shtroi Thaçi para trupit gjykues.

Thaçi shfrytëzoi rastin që t’i uronte shqiptarët, duke shpresuar se festat tjera kombëtare do të jetë edhe ai në liri.

Kjo seancë e së premtes, si qëllim kishte përgatitjet e fundit para se të nis gjyqi.

Shqyrtimi gjyqësor në këtë çështje penale, llogaritet të nis në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

E deri atëherë, Prokuroria e Specializuar zotohet se do të përfundojë me hetimet e saj.

“Prokuroria ka paraqitur çështjen e tyre pra, provat kryesore, mendojnë se nuk do të zgjasin më shumë se dy javë për të paraqitur gjithë provat e tyre dhe propozon që të gjithë dëshmitarët të dëgjohen në mënyrë të njëpasnjëshme në fillim të shkurtit. Tash mund të iu informoj se hetimet janë në përfundim e sipër”, tha Joshua Hafetz – prokuror i specializuar.

Mirëpo, kjo nuk e bindi mjaftueshëm gjykatësin e procedurës paraprake, shkaku i vonesave që e kanë përcjellur deri më tani prokurorinë.

“Shqetësimi është se këto hetime nuk janë nën kontrollin e gjykatës dhe nga ana juaj ka pasur vonesa dhe vlerësime jo të drejta për përfundimin e hapave hetimor”, tha Christoph Gosnell – gjykatës i procedurës paraprake.

Rrjedhimisht, si afat të fundit për dorëzimin e provave jogojore nga ana e ZPS-së, Gjykata caktoi 17 dhjetorin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bastisje në Mitrovicën e Jugut, arrestohet një person – sekuestrohen armë dhe drogë

Bastisje në Mitrovicën e Jugut, arrestohet një person – sekuestrohen armë dhe drogë

Përfshihet nga zjarri një banesë në Fushë-Kosovë

Zjarr në ballkonin e një banese në Prishtinë, s’raportohet për të lënduar

Dogana zbulon mbi 10 mijë euro të fshehura në trupin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Të dyshuarës për prezantim të rremë i sekuestrohen dokumente diplomatike në Aeroportin e Prishtinës

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture në Gjakovë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje me armë

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit

​Dita Ndërkombëtare e Romëve

​Dita Ndërkombëtare e Romëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën