Mëngjesin e 17 shkurtit vendosi flamurin shtetëror në dyert e shtëpisë së tij.
Kjo për të shënuar 15 – vjetorin e shtetësisë së Kosovës.
Por për Mehdin Ibrahimin, i cili jeton në fshatin Vinarc të Mitrovicës së Veriut kjo ditë nuk festohet njëjtë sikurse në pjesën tjetër të Ibrit.
Kjo pasi shqiptarë që jetojnë në veri janë të pasigurt edhe pas 15 vjetëve që nga shpallja e pavarësisë.
Ibrahimi kujton ditën e 17 shkurtit të vitit 2008 ku emocionet ishin të mëdha.
Por ai shprehet i zhgënjyer për situatën që ndodhen.
Flamuri shtetëror ishte vendosur edhe rrugët e fshatit Qabër.
Por këtu festa ishte e zbehtë njëjtë sikurse edhe në fshatrat tjerë të shqiptarëve në pjesën veriore.
Madje edhe lëvizjet brenda fshatit ishin të rralla gjatë ditës së premte.
E gjendja e shqiptarëve që jetojnë në këtë pjesë të vendit vetëm se është përkeqësuar sipas banorëve.
Por pavarësish kësaj, ka edhe nga ata të cilët shprehen të gëzuar në shënimin e 15 – vjetorit të pavarësisë.
Lëvizje të qytetarëve pati më shumë në Lagjen e Boshnjakëve, pjesë kjo në të cilën jetojnë edhe shqiptarët.
Madje këtu as në përvjetorin e pavarësisë nuk u ndal puna.
Kronika e gazetares Doresa Geci.