TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Festa e Ditës së Mbretit, Kurti falënderon Belgjikën për mbështetjen ndaj Kosovës

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Festa e Ditës së Mbretit, Kurti falënderon Belgjikën për mbështetjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, me rastin e shënimit të festës së Ditës së Mbretit.

Duke e konsideruar këtë ditë si simbol të unitetit dhe historisë së Belgjikës, këtë vit shënohet përvjetori i 158-të i Ditës së Mbretit Belg.

Në adresimin e tij sipas komunikatës për media, Kurti tha se kremten e kësaj feste të madhe për popullin belg, po e shënojmë duke theksuar miqësinë e madhe ndërmjet popujve tanë dhe duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e Belgjikës ndaj Kosovës në ditët më të vështira të saj.

“Populli ynë nuk e ka harrur mbështetjen e Belgjikës në ditët më të vështira të tij, dhe lidhjet e miqësisë që krijuan atëherë, në viteve e ’80-ta dhe ’90-ta, vetëm sa janë forcuar në vitet dhe dekadat pas”,  u shpreh kryeministri, teksa shtoi se mijëra shqiptarë dhe qytetarë tjerë nga Kosova janë shtetas belgë që janë pjesë aktive e institucioneve shtetërore dhe shoqërore të Belgjikës.

Tutje, Kurti theksoi se lidhjet tona diplomatike janë më të ngushta se kurrë, tani që nga viti i kaluar kemi edhe ambasadorin me kompetenca të plota, Cuvelier por se pavarësisht kësaj duhet të punojnë edhe më shumë në përmirësimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike, duke u shprehur optimistë për të ardhmen e marrëdhënieve tona në të gjitha fushat, nga politika dhe ekonomia, deri te kultura dhe çështjet sociale.

Ai gjithashtu falënderoi Belgjikën për mbështetjen e fuqishme të vazhdueshme ndaj agjendës evropiane të Kosovës.

Në përfundim të fjalës së tij, Kurti, uroi shtetin e Belgjikës dhe popullin belg në këtë festë shumë të rëndësishme të shënimit të ditës së Mbretit belg, duke iu dërguar urimet më të ngrohta Mbretit Philippe, Mbretëreshës Mathilde, Princeshës Elisabeth, Princit  Gabriel, Princit Emmanuel dhe Princeshës Eleonore./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Tentoi ta godiste me veturë policin dhe më pas e sulmoi, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Mbesin pa ujë Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e një pjesë e Prishtinës

Pëlcet gypi i ujësjellësit në Hajvali, gjashtë zona të Prishtinës mbesin pa ujë të pijshëm

Inspektimi në QPS-në e Pejës zbulon shkelje në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore

Inspektimi në QPS-në e Pejës zbulon shkelje në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore

Vdekja e pacientes pas trajtimit në QKMF-në e Klinës, Prokuroria në Pejë nis hetimet

Vdekja e pacientes pas trajtimit në QKMF-në e Klinës, Prokuroria në Pejë nis hetimet

Nis pjesa e dytë në “Fadil Vokrri”, Dardanët kërkojnë fitoren

Nis pjesa e dytë në “Fadil Vokrri”, Dardanët kërkojnë fitoren

Ish-inspektori i BIA-s: Mbi 70 për qind e pjesëtarëve të shërbimit janë të komprometuar, e nevojshme shpërbërja e plotë e tij

Ish-inspektori i BIA-s: Mbi 70 për qind e pjesëtarëve të shërbimit janë të komprometuar, e nevojshme shpërbërja e plotë e tij

Përfundon pjesa e parë, Kosova dominon ndaj Izraelit

Përfundon pjesa e parë, Kosova dominon ndaj Izraelit

Autoritetet hungareze zbulojnë 17.7 milionë euro të fshehura në pyje e ndërtesa, arrestohet ish-ministri i Orbanit

Autoritetet hungareze zbulojnë 17.7 milionë euro të fshehura në pyje e ndërtesa, arrestohet ish-ministri i Orbanit

Tensione në protestën në Tiranë, u vihet flaka koshave të mbeturinave, policia nuk ndërhyn

Tensione në protestën në Tiranë, u vihet flaka koshave të mbeturinave, policia nuk ndërhyn

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Tentoi ta godiste me veturë policin dhe më pas e sulmoi, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Protestuesit në Tiranë bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren

Protestuesit në Tiranë bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën