Të premten në Kosovë do të jetë ditë pushimi me rastin e festës së 28 Nëntorit.
Shërbyesit publik sipas dokumentit që ka parë Tëvë1 janë njoftuar nga Ministria e Brendshme se të premten nuk do të jetë ditë pune.
28 nëntori nuk është në listën e festave zyrtare në Kosovë, por zakonisht në këtë ditë nuk punohet.









