TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ferronikeli në krizë, kryetari i sindikatës kërkon ndihmë nga shteti

Kompania Feronikeli e ka ndërprerë prodhimin. Vendimi për ndalimin e aktivitetit prodhues në gjigantin metalurgjik do të jetë në fuqi së paku deri më 31 dhjetor të këtij viti. Sindikata e punëtorëve kërkon ndihmë nga shteti.

by Fëllënza Krasniqi
2 vjet ago
3 0
A A

Tymi në gjigantin metarlugjik “Ferronikel” nuk do dal deri në fund të vitit.

Ani pse shpresa kishte që fabrika do i shpëtonte krizës, ato u shuan me datën 8 të këtij muaji.

Kjo meqë ndërmarrja vendosi që furra elektrike e cila ishte mbajtur tash e më shumë së një  vit e gjysmë e ngrohte të fiket.

Ky vendim u mor ngase kompania nuk i bëri ballë çmimeve të larta të energjisë elektrike në tregun e hapur dhe çmimeve të ulëta dhe të paqëndrueshme të nikelit në bursat ndërkombëtare.

Zëdhënësi i ndërmarrjes “NewCo Ferronikeli”, Shpend Gudaqi  tha që këta faktorë kanë krijuar vështirësi serioze për kompaninë gjatë 17 muajve të fundit, duke e bërë të pamundur prodhimin dhe shitjen e rezervave të depozituara për një periudhë të gjatë kohore.

“Përballë një krize të zgjatur, pa shenja të përmirësimit të shpejtë, menaxhmenti i NeËCo Ferronikeli Complex L.L.C është detyruar të marrë vendimin e vështirë për të fikur plotësisht furrën elektrike nga gjendja e ngrohtë, si dhe për të reduktuar orarin e punës për një numër punëtorësh, duke filluar nga data 16 prill 2025”, tha ai.

E ata që prekën më së shumti nga ky vendim janë punëtorët e kësaj ndërmarrje.

Këtyre do i preket paga por jo edhe puna.

“Kërkesë reale edhe minimale është që mënyra e pagesës së punëtorëve të jetë 75% e pagës. Po ju informoj që në këtë vendim shihet që 25% e orarit  obligative të punës punëtorët të janë në Ferronikel, pjesa tjetër ose thënë më thjeshtë 5 apo 6 ditë janë në punë, e ditët e tjera të muajit të janë në shtëpi. Mënyra e pagesës qysh është paraparë me këtë vendim që është pakënaqësia jonë esenciale është mënyra e pagesës për këto pesë ditë që jemi në punë mu paguar 100% e ditët tjera çka nuk jemi në punë  mu paguar 50 % të pagës bruto.  Reagimi jonë pakënaqësia jonë është te elementi i pagesës, ne kemi me këmbëngul që kjo formë e pagesës të jetë 75% e pagës”, ka deklaruar kryetari i sindikatës së punëtorëve, Sejdi Morina.

Morina, kërkon ndihmë nga shteti, ani pse fabrika është e privatizuar.

Ferronikel fabrika që ka 800 punëtorë ka prodhuar dhe eksportuar nikel nëpër shumë vende të botës.

Kjo ka qenë kompani publike para se të privatizohej në vitin 2005.

Në vitin 2018, ajo është blerë nga kompania e Shqipërisë, Balfin Group.

Ndërkaq, rreth një vit më parë, ajo kaloi në pronësi të konsorciumit turk “Yildirim Group”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Në prag të Ditës së Veteranëve, Ambasada e SHBA-ve në Kosovë nderon veteranët dhe kolegët ushtarakë

​Në prag të Ditës së Veteranëve, Ambasada e SHBA-ve në Kosovë nderon veteranët dhe kolegët ushtarakë

Dy persona të plagosur me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Dy persona të plagosur me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

IKD: Konstituimi i Kuvendit, obligim kushtetues për të kthyer stabilitetin institucional

​IKD: Ministria e Drejtësisë të zgjasë afatin e konsultimit publik për Projektkodin Civil

Kurti nga Parisi – Apeli për ish-krerët e UÇK-së, drejtësia dhe rindërtimi i Kosovës në fokus të diskutimeve

​Bogujveci: Ekipi projektues drejt finalizimit të projektit të Teatrit të Operës dhe Baletit

Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij

Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij

“Fontana” në Ulpianë, në fokus të projektit për Lojërat Mesdhetare 2030 – banorët kundërshtojnë ndërtimin e objektit dhjetëkatësh

“Fontana” në Ulpianë, në fokus të projektit për Lojërat Mesdhetare 2030 – banorët kundërshtojnë ndërtimin e objektit dhjetëkatësh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën