TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Feronikeli edhe zyrtarisht “përshendetet” me Superligën, Ballkani ndalet sërish nga Ulpiana, Drita triumfon me përmbysje

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Feronikeli edhe zyrtarisht “përshendetet” me Superligën, Ballkani ndalet sërish nga Ulpiana, Drita triumfon me përmbysje

Tri sfidat e para të xhiros së 30-t janë mbyllur në Superligë.

Ballkani në “Sami Kelmendi” ka rrëshqitur, duke arritur të marrë vetëm një pikë nga sfida me Ulpianën. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes. Lipjanasit gjetën epërsinë me Egzon Qerimin në minutën e 20-t nga gjuajtja e lirë. Mirëpo therandasit u kthyen në lojë, duke barazuar shifrat me Korenicën në minutën e 49-t të kohës shtesë, por vetëm dy minuta para se të barazonin rezultatin Ermal Krasniqi dështoi të shënoj nga pika e bardhë.

Ballkani me këtë hap të gabuar në luftë për titull, është ende lider me 9-t pikë para Dritës dhe Gjilanit, kjo e fundit ka një takim me pak ku do ta zhvillojë nesër ndaj Dukagjinit në Klinë. Ndërkaq Ulpiana tani është ngritur në kuotën e 25 pikëve nga 30 ndeshje të zhvilluara.

Drita është kthyer të fitorja në elitën e futbollit kosovarë. Intelektualët triumfuan me përmbysje ndaj Malishevës, me rezultatin përfundimtar që ishte 3 me 1, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Hyseni shënoi në minutën e 48-të për avantazhin e mysafirëve, por Ajzeraj, Namani dhe Tahiri e përmbysen rezultatin në mirë të skuadrës së tyre.

Drita pas kësaj fitorje është ngritur në kuotën e 55 pikëve, aq sa ka edhe Gjilani në vendin e tretë, që nesër e zhvillon takimin me Dukagjin. Ndërkaq, Malisheva pas kësaj humbje rrezikon vendin e gjashtë, pasi Drenica gjendet prapa saj me vetëm dy pikë mbrapa, e që të dielën luan me Prishtinën.

Ndërkohë, Feronikeli edhe zyrtarisht është larguar nga Superliga e Kosovës. “Industrialistët” kanë pësuar humbje me rezultat 0 me 2 nga Llapi.

Sadriu dhe Alidemaj shënuan golat për skuadrën e Tahir Batatinës. Kampioni i trefishtë i Kosovës, zë vendin e fundit me vetëm 12 pikë, dhe në sezonin e ardhshëm do të bëj gara në Ligën e Parë. Kurse, Llapi me këtë fitore ka bërë edhe një hap para për të siguruar një vend në Ligën e Konferencës. Ekipi llapjan tani është ngritur në kuotën e 50 pikëve, 12-t me shumë se Prishtina që ka një ndeshje me pak, derisa kryeqytetasit nesër luajnë ndaj Drenicës në “Fadil Vokrri”.

/Tëvë1/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ademi: Javën e ardhshme vendoset për trajnerin

Ademi: Gladiatorët dardanë do të rikthehen edhe më të fortë

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Turqia kalon në epërsi

Turqia kalon në epërsi

Përfundon pa gola pjesa e parë, Kosova me disa raste shënimi

Përfundon pa gola pjesa e parë, Kosova me disa raste shënimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën