Skuadra nga Drenasi, Feronikeli ’74 ka arritur fitoren e parë sezonale në elitën e futbollit kosovar.
Të premten, Feronikeli ’74 mposhti 3:1 Suharekën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në kuadër të xhiros së 15-të.
Hasan Hyseni në minutën e 23-të nga penalltia, pastaj Stivian Janku në minutën e 48-të dhe Lavdim Zumberi në të 55-tën, shënuan golat për Feronikelin ’74.
Golin e nderit për Suharekën që regjistroi humbjen e gjashtë dhe mbetet në kuotën e 19 pikëve, e shënoi Adem Maliqi.
Përkundër fitores, Feronikeli ’74 mbetet i fundit në tabelë me 6 pikë të mbledhura.