Hendbollistet e Ferizajt kanë udhëtuar për në Salerno të Italisë ku do t’i luajnë dy ndeshje evropiane.
Ferizaj garon në raundin e dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbolliste. Do të përballet me skuadrën Jomi Salerno. Ndeshja e parë është të shtunën nga ora 18:00, ndërsa e dyta të dielën nga ora 18:00.
Ferizaj ka garuar pesë herë në Kupën Evropiane, por pa arritur ndonjë sukses deri më tani.
Jomi Salerno ka përvojë shumë të madhe në gara evropiane.