TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ferati pas thirrjeve të Listës Serbe për bojkot: Kanë frikë që s’mund t’i frikësojnë më qytetarët  

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ferati pas thirrjeve të Listës Serbe për bojkot: Kanë frikë që s’mund t’i frikësojnë më qytetarët  

Ish-ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, ka folur rreth thirrjes së Listës Serbe të cilët kanë kërkuar që të bojkotohet procesi i referendumit të 21 prillit për shkarkimin ose jo të katër kryetarëve në veri.

Sipas Feratit, një nga faktorët e thirrjes së këtij bojkoti, mund të jetë se Lista Serbe tani e ka frikën që nuk e kanë mundësinë e mëhershme për t’i frikësuar qytetarët në atë pjesë të vendit.

Megjithatë, ish-ministri vlerësoi se një veprim i tillë nga Lista Serbe ka ndodhur edhe në të kaluarën.

“Nuk na ka befasuar Lista Serbe pasi edhe në të kaluarën roli i tyre ka qenë shumë destruktiv. Sado që pas dorëzimit të peticionit të pjesëmarrjes së tyre, pra të Listës Serbe dhe komunitetit serb në atë pjesë, është për tu diskutuar pse po ndodhë një gjë e tillë. Është një numër i madh i qytetarëve të komunitetit serb që figurojnë në listat e votimit, e nuk banojnë në Mitrovicë. Faktori tjetër është se një frikë është që Lista Serbe më nuk e ka mundësinë e frikësimit të qytetarëve, ashtu siç e kanë pasur më herët, ngase pas Banjskës është një numër i madh i madh i personave që i kanë frikësuar qytetarët atje. Kjo frika e ndikimit të Listës Serbe dhe frika se një numër i qytetarëve s’do të marrë pjesë në votim, do të jetë shumë e vështirë të sigurohet 50 përqindëshi, që si duket i ka bërë ata që të bëjnë thirrje për bojkot”, deklaroi Ferati në emisionin “InfoNata”.

Po ashtu, Ferati tha që Kosova duhet të ketë bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, në mënyrë që të rritet presioni për të mos i pranuar argumentet e Listës Serbe dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që t’i përjashtojnë një pjese të qytetarëve nga institucionet në veri.

Ndërkaq, i pyetur se a duhet të konsiderohet që ky proces po shkon drejt dështimit, Ferati potencoi se sipas të gjitha gjasave, katër kryetarët do ta vazhdojnë mandatin deri në fund./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zgjedhja e presidentit, Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze mes partive

Zgjedhja e presidentit, Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze mes partive

Kusari-Lila takohet me ambasadorin italian, flasin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Kusari-Lila takohet me ambasadorin italian, flasin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Haxhiu rithekson përkushtimin për avancimin e grave në Kosovë

Haxhiu rithekson përkushtimin për avancimin e grave në Kosovë

KPK dhe UNDP riafirmojnë bashkëpunimin për forcimin e sundimit të ligjit

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Qiratë e përballueshme në Zvicër, një luks i rrallë

Qiratë e përballueshme në Zvicër, një luks i rrallë

Arda Guler flet para duelit me Kosovën

Arda Guler flet para duelit me Kosovën

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

Haxhiu rithekson përkushtimin për avancimin e grave në Kosovë

Haxhiu rithekson përkushtimin për avancimin e grave në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën