TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Federata e Volejbollit reagon ndaj GJAS-it për vendimin ndaj KV Peja: Skandaloz, i njëanshëm dhe i rrezikshëm

by tëvë1
4 muaj ago
0
A A
Federata e Volejbollit reagon ndaj GJAS-it për vendimin ndaj KV Peja: Skandaloz, i njëanshëm dhe i rrezikshëm

Federata e Volejbollit të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (GJAS) për rastin disiplinor të KV Peja, duke e cilësuar atë “skandaloz, të njëanshëm dhe në kundërshtim me çdo parim themelor të sportit”.

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Bordit të FVK-së, të mbajtur më 14 gusht 2025, theksohet se ky vendim jo vetëm që bie ndesh me frymën sportive dhe parimet e “fair-play”-it, por gjithashtu përbën një precedent të rrezikshëm, sepse në mënyrë të tërthortë promovon dhunën në sportin e volejbollit dhe në sport përgjithësisht.

Federata shpreh shqetësim të madh për mënyrën se si është trajtuar i gjithë procesi, duke vënë në pikëpyetje paanshmërinë dhe integritetin e tij. 

Sipas FVK-së, GJAS nuk ka marrë parasysh kriteret themelore për matjen e dënimit, të përcaktuara qartë në nenin 3 të Rregullores Disiplinore, i cili kërkon që dënimet të bazohen në peshën e shkeljes dhe pasojat që ajo sjell. 

Injorimi i këtij neni, sipas Federatës, tregon qartë se vendimi është marrë pa respektuar standardet bazë të drejtësisë sportive.

Në cilësinë e institucionit përgjegjës për zhvillimin dhe mbrojtjen e volejbollit në Kosovë, FVK njofton se do të ndërmarrë menjëherë hapat e nevojshëm për të kërkuar hetim të plotë të këtij procesi nga organet kompetente, me qëllim që të zbardhen të gjitha elementet e dyshimta dhe të vendoset drejtësia. 

Paralelisht, Federata është në pritje të arsyetimit zyrtar të vendimit dhe bën të ditur se do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore të parashikuara për ankimim.

“Dhuna nuk ka vend në sport dhe asnjë vendim, sado i lartë të jetë autoriteti që e merr, nuk mund të justifikojë apo të legjitimojë sjellje që cenojnë sigurinë, dinjitetin dhe integritetin e garës sportive.”

ShareTweet

Postime të ngjashme

A po e mendon rikthimin Serena Williams

A po e mendon rikthimin Serena Williams

Dy duele për titullin kampion dhe tri ish-kampionë bote në eventin magjik të fundvitit

Dy duele për titullin kampion dhe tri ish-kampionë bote në eventin magjik të fundvitit

Gjimshiti krenar me triumfin në Ligën e Evropës

Mediat italiane e vleresojnë Gjimshitin si më të mirin në fushë

Peshëngritje, Shqipëria me medalje në Kampionatin Ballkanik

Peshëngritje, Shqipëria me medalje në Kampionatin Ballkanik

U rrëzua në trotuar, humb jetën 50-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua në trotuar, humb jetën 50-vjeçarja në Vlorë

Çmimet e banesave në Kosovë shënojnë ngritje 4.2 për qind krahasuar me 2024

Çmimet e banesave në Kosovë shënojnë ngritje 4.2 për qind krahasuar me 2024

Media gjermane: Macron i paralajmëroi udhëheqësit e BE-së se Uashingtoni mund ta tradhtonte Ukrainën

Media gjermane: Macron i paralajmëroi udhëheqësit e BE-së se Uashingtoni mund ta tradhtonte Ukrainën

Agim Çeku pjesë e listës së AAK-së

Agim Çeku pjesë e listës së AAK-së

Mënyra më e re për të tërhequr para pa pasur nevojën të përdorni bankomatet!

Mënyra më e re për të tërhequr para pa pasur nevojën të përdorni bankomatet!

​KQZ përmbyll zgjedhjet lokale, certifikon rezultatet edhe të Kuvendit Komunal të Istogut

​KQZ përmbyll zgjedhjet lokale, certifikon rezultatet edhe të Kuvendit Komunal të Istogut

Zinxhiri i komandës amerikane nën shqyrtim pas vrasjeve të të mbijetuarve në Karaibe

Zinxhiri i komandës amerikane nën shqyrtim pas vrasjeve të të mbijetuarve në Karaibe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën