Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se protestën e radhës do ta mbajnë më 5 dhjetor.
Bëhet e ditur se vendimin për protestë, e kanë marrë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kryesisë të mbajtur më 26 dhjetor.
“Me këtë protestë, FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, mosnënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale, si dhe injorimi i protestës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë ndaj kërkesave të FSSHK-së”, thuhet në njoftim të FSSHK-së.
FSSHK thekson se këto veprime pengojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe zhvillimin e një sistemi shëndetësor më të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë profesionistët shëndetësor./teve1.info/