TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Federata e Serbisë kërkon falje, thotë se s’ka më flamur të Kosovës në Kongresin e UEFA-së

by tëvë1
2 vjet ago
13
A A
Federata e Serbisë kërkon falje, thotë se s’ka më flamur të Kosovës në Kongresin e UEFA-së

Pamjet ku Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e mbante flamurin e Republikës së Kosovës, në Beograd, në vendin ku sot po mbahet Kongresi i UEFA-s, ka ngjallur reagime në shtetin serb që e kundërshton pavarësinë e Kosovës.

Kjo ka bërë që Federata Serbe e Futbollit si nikoqire e kongresit të UEFA-s, ta lëshojë një komunikatë sot, kur po mbahet ky kongres.

Shtëpia e futbollit serb iu ka kërkuar falje gjithë serbëve në Serbi dhe atyre që jetojnë në Kosovë, siç thotë ajo për “lëshimin” e mbrëmshëm, ndërsa thotë se gabimi u përmirësua, duke e lënë të nënkuptohet se flamuri i Republikës së Kosovës është hequr.

“Kongresi i 49-të i UEFA-s po zhvillohet sot në Beograd, një nga ngjarjet më të mëdha që është mbajtur ndonjëherë në vendin tonë. Kongresi organizohet nga UEFA, ndërsa Federata e Futbollit e Serbisë mirëpret figurat më të rëndësishme të futbollit në Evropë dhe botë. Organizimi i jashtëzakonshëm u zbeh nga një neglizhencë e organizatorëve, të cilën një pjesëmarrës në Kongres u përpoq ta shfrytëzonte për interesa jo-futbollistike. Reaguam së bashku, shpejt dhe me vendosmëri, dhe me përgjegjësi të plotë informojmë publikun se nuk ka asnjë flamur apo simbol të Kosovës në Kongresin e UEFA-s sot në Beograd. Kërkojmë ndjesë për çdo qytetar tonin dhe çdo anëtar të popullit tonë, veçanërisht për bashkëkombësit tanë në Kosovë, të cilët u ndjenë të shqetësuar dhe të lënduar nga kjo mungesë vëmendjeje e organizatorit, e cila u korrigjua menjëherë pas reagimit tonë”, thuhet në komunikatën e Federatës serbe të futbollit.

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Xhaka, lojtari më i mirë me numrin 34 në fanellë

Xhaka, lojtari më i mirë me numrin 34 në fanellë

Inzaghi largohet nga Al Hilali

Inzaghi largohet nga Al Hilali

Kurti: Franca partnere e rëndësishme për organizimin Lojërave Mesdhetare

Kurti: Franca partnere e rëndësishme për organizimin Lojërave Mesdhetare

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Galatasarayt

Zhegrova pritet të largohet janar nga Juventusi

Xhaka, lojtari më i mirë me numrin 34 në fanellë

Xhaka, lojtari më i mirë me numrin 34 në fanellë

Komandanti i FSK-së priti në takim zyrtarin e NATO-s për mjekësinë ushtarake

Komandanti i FSK-së priti në takim zyrtarin e NATO-s për mjekësinë ushtarake

Inzaghi largohet nga Al Hilali

Inzaghi largohet nga Al Hilali

Trump thotë se lufta në Iran është “efektivisht e përfunduar”

Trump thotë se lufta në Iran është “efektivisht e përfunduar”

Autoritetet hungareze arrestojnë vëllain e Viktor Orban për dyshime për trafikim qeniesh njerëzore

Autoritetet hungareze arrestojnë vëllain e Viktor Orban për dyshime për trafikim qeniesh njerëzore

Përfundon greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

Përfundon greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

Gaxherri kërkon dorëheqjen e Shiroka-Pulës

Gaxherri kërkon dorëheqjen e Shiroka-Pulës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën