TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

FBI zbulon detaje mbi hetimin ndaj Trumpit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
FBI zbulon detaje mbi hetimin ndaj Trumpit

Deklarata prej 32 faqesh, edhe në version të reduktuar, përmban detaje mbi hetimin penal ndaj Donald Trumpit, teksa ky i fundit përgatiti terrenin për të garuar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Detajet e reja të përfshira në deklaratë nënvizojnë rrezikun e lartë dhe natyrën e paprecedentë të një hetimi penal nëse ish-presidenti dhe ndihmësit e tij morën dokumente sekrete të qeverisë dhe refuzuan të kthenin të gjithë materialin.

Kontrolli i 8 gushtit në shtëpinë e Trumpit intensifikoi armiqësinë e gjatë të ish-presidentit ndaj Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së.

Zyrtarë të lartë të qeverisë thonë se hetimi dhe kërkimi ishin të nevojshme për të parandaluar dëmtimin e rëndë të sigurisë kombëtare.

Deklarata prej 32 faqesh, e cila bindi një gjykatës të autorizonte kontrollin në kompleksin Mar-a-Lago të Trump-it, thotë se kur agjentët federalë shqyrtuan përmbajtjen e 15 kutive që Trump ktheu në Arkivin Kombëtar në fillim të këtij viti, ata gjetën dokumente të klasifikuara.

Midis dokumenteve disa kishin të shënuar “HCS”, një kategori e informacionit qeveritar shumë të klasifikuar, të tjera të lidhura me Gjykatën e Mbikëqyrjes së Inteligjencës së Jashtme dhe materiale të destinuara për të mos u ndarë me kombet e huaja.

Në total, ato kuti përmbanin 184 dokumente unike që mbanin shenja klasifikimi.
Disa nga dokumentet – thuhet në deklaratë – përfshijnë ato që duken të jenë shënime të shkruara me dorë nga Trumpi.Deklarata përfshin gjithashtu një letër nga avokati Trump, Evan Corcoran drejtuar Departamentit të Drejtësisë, duke mbrojtur sjelljen e presidentit e argumentuar se Trump kishte autoritetin përfundimtar të klasifikimit brenda qeverisë.

Gjyqtari Federal, Bruce E. Reinhart, i cili miratoi urdhrin për bastisjen, pranoi një kërkesë nga agjencitë e lajmeve për të zbërthyer deklaratën, por lejoi Departamentin e Drejtësisë të propozonte redaktime të informacionit që zyrtarët qeveritarë thanë se mund të rrezikonin hetimin ose sigurinë e dëshmitarëve.

Trump reagoi në mediat sociale, duke shkruar: “Deklarata është shumë e redaktuar!!! Asgjë nuk përmendet mbi “Bërthamoret”, një mashtrim total i marrëdhënieve me publikun nga FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë, apo në marrëdhëniet tona të punës në lidhje me kthimin e dokumenteve – NE I DHAMË SHUMË”.

“Gjyqtari Bruce Reinhart nuk duhet të kishte lejuar kurrë bastisjen e shtëpisë sime. Ai u tërhoq dy muaj më parë nga një prej çështjeve të mia bazuar në armiqësinë dhe urrejtjen e tij ndaj Presidentit tuaj të preferuar, mua.
“Çfarë ka ndryshuar? Pse ai nuk hoqi dorë nga ky rast? Obama duhet të jetë shumë krenar për të tani”!/REL

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rihapet qarkullimi në aksin Elbasan-Qafë

Rihapet qarkullimi në aksin Elbasan-Qafë

16 persona të vdekur nga dy aksidente të rënda rrugore në jug të Turqisë

16 persona të vdekur nga dy aksidente të rënda rrugore në jug të Turqisë

Droni rus godet një autobus në Ukrainë, vdesin 12 persona

Droni rus godet një autobus në Ukrainë, vdesin 12 persona

Dëshmi të reja për abuzim të punëtorëve në fabrikën kineze në Serbi

Dëshmi të reja për abuzim të punëtorëve në fabrikën kineze në Serbi

Arrestohen dy të mitur për tentim vrasje në Drenas

Ngacmoi një grua, Policia arreston të dyshuarin në Prishtinë

Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë

Dy persona raportohen të zhdukur, një në Fushë-Kosovë e tjetri në Gjilan

​19-vjet nga propozimi i Planit të Ahtisaarit

​19-vjet nga propozimi i Planit të Ahtisaarit

Nis procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Katërshja e UÇK-së në fund të procesit në Hagë, palët presin fillimin e fjalëve përfundimtare

34-vjeçari vdes pasi pëson lëndime fatale gjatë prerjes së lisit në oborrin e shtëpisë në Rahovec

Aksident i rëndë mes disa veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë

Aksident i rëndë mes disa veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë

36-vjet nga nisma për pajtimin e gjaqeve

36-vjet nga nisma për pajtimin e gjaqeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën