TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Fazliu: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë është spastrim etnik i modernizuar

nga Lindrit Zejnullahu
5 Prill, 2022
0
A A
Fazliu: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë është spastrim etnik  i modernizuar

Në emisionin “Ditari” në Tëvë 1, Fazliu tregoi se ajo ishte pasivizuar nga adresa në vitin 2020, teksa shton se janë rreth gjashtë mijë shqiptarë atje deri më tash që janë pasivizuar nga adresat.

“Në vitin 2020 jam pasivizuar nga adresa dhe ditën e dielë kam hyrë në listën e votuesve për të parë se a jam evidentuar si e regjistruar për të votuar pasi që isha informuar që mund të mos jem dhe e pashë që me numër personal nuk figuroj si shtetase e Serbisë për të pasur të drejtën e votës. Jo nuk munda të shkoj pasi që kam një fëmijë të vogël dhe ishte rrugë e gjatë dhe duke ditur që nuk kam të drejtë vote. Këto raste janë zakonisht te personat që janë pasivizuar nga adresa një statistikë nuk e kam por nga aktivistët që kanë punuar dhe Këshillit Kombëtar janë rreth 6000 shqiptarë me Medvegjë por në Bujanoc janë afër 2 mijë persona që janë pasivizuar”, tha Fazliu.

Tutje, ajo shton se për këtë ka ushtruar ankesë në Gjykatën Administrative në Beograd dhe se është duke pritur përgjigje për ta dërguar çështjen edhe në Gjykatën Kushtetuese.

“Unë jam lindur dhe rritur në Bujanoc dhe shkollën e kam përfunduar atje, familja ime është atje unë e vetme jam në Kosovë, kam qëndruar në 2020-ën gjithë kohës në Bujanoc sepse ishte pandemi dhe isha liruar nga puna dhe gjithë 8 muaj kam qenë atje. Në atë kohë sa isha atje merret vendimi për me u paraqit në policinë lokale për një deklaratë se a kam vetqëndrim a jo pas një muaj më erdhi një vendimi nga Ministria e Punëve të Brendshme se nuk jetoj aty, bëra një ankesë ku MUP-i ma ktheu pas 2 muajve negativ që unë nuk kam të drejtë të vetqëndrimit. Pata afat një muaj dhe ngrita një padi në Gjykatën Administrative në Beograd dhe nga atëherë nuk kam asnjë përgjigje, po pres përgjigje pozitive apo negative dhe të vazhdojë në Gjykatën Kushtetuese që jep një vendim se a ka shkelje të drejtave apo jo, sepse nuk e hudh poshtë dmth vendimin e gjykatës administrative”, deklaroi ajo.

Po ashtu, Fazliu shton se nëse nuk merr përgjigje nga Gjykatat e cekura, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Strasburgut dhe ambasadorëve të QUINT-it në Serbi.

“Nëse nuk marr pëgjigje nga Gjykata Administrative, atëherë do të vazhdojë në Gjykatën Kushtetuese në Strasburg, kam besim shumë që do të jep përgjigje pozitive sepse është e dretjë themelore e çdo qytetari të gëzojë identitet në atë vend sepse jam lind e rritë në atë vend edhe kushtetuta e Serbisë e lejon të ketë shtetësi të dyfishtë apo trefishtë”, shtoi ajo.

Sipas saj, pasivizimi i adresës për të mund të jetë edhe politik për shkak se kjo e fundit ka qenë edhe kandidate për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Nuk e di a ka qenë politike sepse unë në 2019-ën kam qenë kandidate nga radhët e LVV-së ndoshta edhe ajo ishte një target që unë fillova me aktivitet politik apo isha radhë e imja sepse kam ndëgjuar që zyrtarët që janë duke punuar në institucione që vijnë nga Lugina janë në listën për t’u pasivizuar”, theksoi ajo.

Ndërkaq, krejt këtë proces ajo po e quan “spastrim etnik administrativ i modernizuar” nga autoritet serbe.

“Kjo cka po ndodhë në Luginën e Preshevës është një spastrim etnik administrativ i modernizuar sepse kanë një ligj për vetqëndrim dhe vendbanim dhe thirren në atë ligj dhe kanë filluar me i pasivizu njerëzit, është një rrezikshmëri e madhe në Bujanoc sepse 60 për qind janë shëqiptarë dhe 40 serbë nëse fillojnë qyterarët me u pasivizu do të vie deri në 50 për qind për zgjedhjet lokale, nuk mund të humbim pushtetin lokal pas një kohe që kemi qenë një kohë të gjatë në pushtet sepse në vitin 2003 kemi fituar pushtetin lokal dhe është e dhimbshme ta humbim”, deklaroi ajo./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjenden katër motoristët nga Suhareka që humbën rrugën në afërsi të Shtërpcës

Gjenden katër motoristët nga Suhareka që humbën rrugën në afërsi të Shtërpcës

Sot përpjekja e 14-të për konstituim të Kuvendit

Sot përpjekja e 14-të për konstituim të Kuvendit

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit dhe Policia nisin operacion për gjetjen e 4 motoristëve në Shtërpcë

Gjenden katër motoristët nga Suhareka që humbën rrugën në afërsi të Shtërpcës

Gjenden katër motoristët nga Suhareka që humbën rrugën në afërsi të Shtërpcës

Shqipëria voton sot për parlamentin e ri

Shqipëria voton sot për parlamentin e ri

Sot përpjekja e 14-të për konstituim të Kuvendit

Sot përpjekja e 14-të për konstituim të Kuvendit

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit dhe Policia nisin operacion për gjetjen e 4 motoristëve në Shtërpcë

Emir Sahiti ndihmon Hamburgun të kthehet në Bundesliga 1, asiston në fitoren e thellë

Emir Sahiti ndihmon Hamburgun të kthehet në Bundesliga 1, asiston në fitoren e thellë

UP thotë se hapësirat e këtij institucioni sipas vendimeve në fuqi mund të jepen për shfrytëzim edhe nga palët e treta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X