TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Fazë kritike e dialogut, ndërmjetësuesit zbarkojnë në Prishtinë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Fazë kritike e dialogut, ndërmjetësuesit zbarkojnë në Prishtinë

Foto ilustruese

Misioni i tyre është i qartë, të avancojnë procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërmjetësuesit Mirsolav Lajçak dhe Gabriel Escobar, do t’i shoqërojnë edhe tre këshilltarët e jashtëm të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

E pavarësisht dinamizmit të dialogut, Profesori nga Westminster University, Aidan Hehir, shprehet skeptik se Vuçiq është i hapur për një marrëveshje me Kosovën.

“Jo, kryesisht sepse pozicioni i Serbisë duket se është bërë më luftarak kohët e fundit. Pasi Vuçiq e përshkroi Kurtin së fundmi si “llum terrorist”, provokoi serbët në akte dhune në komunat veriore të Kosovës dhe dërgoi forcat serbe në zonën kufitare, Vuçiq ka sinjalizuar synimet e tij për të përshkallëzuar dhe jo për të zgjidhur tensionet me Kosovën”, tha Hehir.

Tutje, britaniku thotë se serbët në Kosovë kanë shumë të drejta dhe nuk e sheh të arsyeshme që të krijohet një autonomi në Veri të Mitrovicës.

Sipas tij qëllimi kryesor i Vuçiqit është të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës.

“Kushtetuta e Kosovës u siguron komuniteteve pakicë, veçanërisht serbëve, të drejta të gjera. Si e tillë, nuk ka asnjë bazë për të pretenduar se serbët në Kosovë kanë nevojë për të drejta shtesë. Sigurimi i autonomisë më të madhe të serbëve në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës nuk do të përmirësojë të drejtat apo kushtet materiale të serbëve që jetojnë atje; përkundrazi, thjesht do të shërbejë si një mjet me të cilin Beogradi mund të ndërhyjë më tej në punët e brendshme të Kosovës dhe të minojë aftësinë e qeverisë qendrore për të zbatuar politikat e saj dhe për të ruajtur rendin dhe ligjin”, shtoi ai.

Ndërkaq analisti politik, Tomor Avdia, vlerëson se procesi i dialogu ka hyrë në një fazë kritike, prandaj siç thotë ai Qeveria e Kosovës, duhet vepruar me kujdes e të mos nënshkruajë ndonjë marrëveshje të dëmshme.

Diplomatët evropianë dhe ata amerikanë në mëngjesin e së premtes, do të pritet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërsa pas takimeve në Prishtinë do të udhëtojnë për në Beograd ku do të zhvillojnë takime edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kronika e gazetarit Shpat Blakçori.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

Kosova dhe Kanadaja forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe industrial

Kosova dhe Kanadaja forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe industrial

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Çmimet e arit dhe argjendit në nivele historike

Çmimet e arit dhe argjendit në nivele historike

Kosova dhe Kanadaja forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe industrial

Kosova dhe Kanadaja forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe industrial

“Matrix”- 19.01.2026

“Matrix”- 19.01.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën