TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Farmacitë shesin ilegalisht barna për abort

Spitalet publike dhe ato private po hedhin akuza ndaj farmacive për shitjen ilegale të barnave për abort. Derisa kjo gjë është mohuar nga Oda e Farmacistëve, në këtë kronikë do të kuptoni edhe shkaqet që çojnë deri tek vendimi për abort në Kosovë.

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Farmacitë shesin ilegalisht barna për abort

Në Kosovë, ka raste kur gratë blejnë barna për ndërprerjen e shtatzënisë edhe pa përshkrimin e profesionistit shëndetësor.

Këtë e thonë si drejtuesit e institucioneve shëndetësore private, si të atyre publike.

“Sidomos mosha e re e cila pak po hulumton në Google … po i lexojnë edhe po përdorin barna pa përshkrim të gjinekologut. Dhe më e keqja është se barnatoret po ua japin. Me norma ligjore barnatoret nuk guxojnë ta japin atë pa recetë të mjekut”, thotë drejtori i spitalit “Lindja”, Dr. Dërgut Aliu.

Në mungesë njohurish për përdorimin e terapisë, kjo dukuri po sjellë pasoja tek vet gratë.

“Kemi raste kur ka pasë dhimbje të mëdha mas kësaj terapie, kur e ka marrë pa udhëzimin e gjinekologut është shku në kirurgji edhe ka bo intervenim. Ka mendu se është ndonjë zorrë qorre dhe ka bo intervenimin pa nevojë. Krejt këto janë për shkak të keqpërdorimit të terapisë ose përshkrimit nga personat jo-adekuat”, thotë drejtori i Gjinekologjisë në QKUK, Zef Ndrejaj.

Ndrejaj, madje ka një thirrje për farmacistët.

“Është një kërkesë për farmacistët të mos përshkruajnë këtë terapi për abortin nëpër farmaci të ndryshme pa udhëzimin e mjekut. Ajo është e ndaluar rreptësisht, nuk është e lejuar, po mos të jepet në mënyrë të fshehtë”.

Megjithatë, sipas Odës së Farmacistëve, shumica dërrmuese e farmacive nuk shesin barna pa përshkrim të mjekut.

“Ka raste të rralla por nuk mund të themi se farmacitë japin duke e ditë rëndësinë e këtyre barnave dhe t’u e ditë efektin që mund ta kenë qoftë edhe të atyre vajzave apo grave të reja. Nuk kemi të prononcuara në Odë se X rasti ka ndodhë në X barnatoren ku X farmacisti e ka bërë një gjë të tillë”, tha kryetari i Odës së Farmacistëve, Kadri Bytyqi.

Kurse arsyet e ndërprerjes së shtatzënisë sipas sociologëve janë të ndryshme.

“Njëherë e kemi planifikimin familjar apo kontrollin e numrit të lindjeve, pastaj është aspekti kohor, ngase koha mundet me qenë e papërshtatshme se është gruaja në moshë të re apo të mitur apo është në kohë të shtyer… Pastaj kemi aspektin financiar. Tek ne kemi edhe aspektin e aborteve selektive ku mëtohet më shumë nga gjinia mirëpo me emancimin e shoqërisë dhe vetëdijen e ngritur mendoj që dita ditës po zvogëlohet”, thotë sociologu, Genc Xërxa.

Ndërsa vet ndërprerja e palejuar e shtatzënisë dënohet deri në 15 vjet burgim.

“Kushdo që e bën një veprim të tillë, kryen vepër penale e cila varësisht prej kryerjes së saj janë të përcaktuara edhe limitet duke marrë parasysh që nëse kryhen me vullnetin apo pa vullnetin e gruas shtatzënë dhe në rast se rezulton me pasoja, qoftë pasoja të rëna për shëndetin e nënës ose mbase edhe me vdekjen e saj atëherë limiti i ndëshkueshmërisë së kësaj vepre është deri në 15 vite”, thotë avokati, Ardian Bajraktari.

Gjatë vitit të kaluar në Kosovë, vetëm në spitalet publike u realizuan mbi një mijë aborte.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Sot Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur

Personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë – Familjarët kërkojnë drejtësi me konferencë në Serbi

Viktor Buzhala i bashkohet Listës Guxo

Viktor Buzhala i bashkohet Listës Guxo

Gjuha e politikanëve e papranueshëme – analistët e vlerësojnë si taktikë për fushatë

Gjuha e politikanëve e papranueshëme – analistët e vlerësojnë si taktikë për fushatë

Çmimi i vezëve arrin deri në 6 euro – tregtarët fajësojnë kërkesën nga vendet fqinje

Çmimi i vezëve arrin deri në 6 euro – tregtarët fajësojnë kërkesën nga vendet fqinje

Bora shënon fitore të madhe, mposht Prishtinën në Mitrovicë

Bora shënon fitore të madhe, mposht Prishtinën në Mitrovicë

Shpërthen Mo Salah: “E papranueshme, dikush në klub nuk më do

Shpërthen Mo Salah: “E papranueshme, dikush në klub nuk më do

​Sot Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur

Personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë – Familjarët kërkojnë drejtësi me konferencë në Serbi

Viktor Buzhala i bashkohet Listës Guxo

Viktor Buzhala i bashkohet Listës Guxo

​Inteligjenca artificiale do ta ndryshojë kreativitetin, thotë Bill Gates

​Inteligjenca artificiale do ta ndryshojë kreativitetin, thotë Bill Gates

Barcelona lidere, Ferran Torres realizon hetrik

Barcelona lidere, Ferran Torres realizon hetrik

Leeds trondit Liverpoolin, i nxjerr barazimin për 3:3 në kohën shtesë

Leeds trondit Liverpoolin, i nxjerr barazimin për 3:3 në kohën shtesë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën