TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Familjarët e të pagjeturve në Gjakovë tregojnë si ndihen nëpër festa

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Familjarët e të pagjeturve në Gjakovë tregojnë si ndihen nëpër festa

Ditët e Pavarësisë i festojnë, por mallin për më të dashurit sa shkon e rritet. Familjarë të të pagjeturve në Gjakovë tregojnë si ndihen nëpër festa.

“Unë si nënë e katër djemve dhe bashkëshortit Halimit, ju uroj pavarësinë gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe kudo që janë nëpër botë, ju uroj pavarësinë e gëzofshin me të mira”.

Ky urimi prekës i Ferdonije Qerkezit, nënës së Gjakovës e cila në themelet e lirisë së Kosovës ka gjakun e bashkëshortit dhe katër djemve të saj, dy prej të cilëve ende nuk janë gjetur.

Ndjenja i rëndohen Qerkezit për ata që nuk janë në mesin tonë në ditët festive siç është përvjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Ma rëndë e përjetoj datën kur mi kanë marrë edhe për festa që jemi gëzu kur e kem pritur me bashkëshortin, djemtë. Sikur t’ishin kanë ata o kanë ma gëzim. Me kanë bile me i gletë edhe ata me i pru në tokën e vet, t’Gjakovës t’Kosovës edhe krejt djemtë e nanave që i kanë të zhduke fëmijët e burrat me i pru n’venin e vet e me i varros siç e kemi adet”, thotë Ferdonije Qerkezi.

Të pagjeturit vazhdojnë të jenë plagë e hapur edhe për shumë familje të tjera, sidomos gjatë festave dhe përvjetorëve në nderim të tyre.

“Normalisht është një plagë e hapur e cila e rëndon familjen tonë sikurse shumë familje tjera, sepse janë mbi 20 që janë ende të pagjetur, mirëpo duhet të ballafaqohemi me fatin dhe çdo përvjetor çdo festë vijmë këtu familjarisht me nipa, me mbesa, me vëllezër dhe motra dhe e mbajmë gjallë kujtimin me shpresën që edhe ai një ditë do të prehet në tokën e atdheut të vet. Që do të thotë çdo pikë e gjakut të tyre është në themelet e lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë”, thotë Afrim Dervishi, familjar.

“Kur jemi në 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nuk mund të mos e kujtojmë kontributin e të rënëve të cilët dhanë gjithçka për lirinë e vendit. Kjo ditë duhet të jetë ditë kur duhet të kujtojmë mundin dhe sakrificën e heronjve, dëshmorëve, martirëve dhe secilit kontributdhënës për lirinë e vendit. Nëse jemi në Meje nuk mund të harrojmë se ky vend i ka borgj gjetjen e trupave që janë ende të zhdukur, që t’ua kthejnë familjarëve të tyre që ata të prehe në tokën e atdheut të vet”, thotë Arbër Malota, familjar dëshmori për RTK.

Sidoqoftë, zbardhja e fatit të të pagjeturve dhe ndëshkimi i ekzekutuesve për masakrat gjithandej Kosovës është ëndrra dhe kryefjala e familjarëve nëpër përvjetorë, por, edhe në ditët kur kemi festë.

Tags: Familjarët e të pagjeturveFerdonije Qerkezigjakove
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ymeri: Të gjitha blloqet e Kosovës A kanë zero gjenerim

Ymeri: Të gjitha blloqet e Kosovës A kanë zero gjenerim

S’ka entuziazëm në LVV për Vjosa Osmanin – presidentja ka mbështetjen e disa deputetëve të LDK-së.

S’ka entuziazëm në LVV për Vjosa Osmanin – presidentja ka mbështetjen e disa deputetëve të LDK-së.

Vllasi: Qeveria Kurti lll e madhe si e Kinës, Osmani kandidatja më e mirë për presidente

Vllasi: Qeveria Kurti lll e madhe si e Kinës, Osmani kandidatja më e mirë për presidente

Maloku kritikon LDK-në për mosvotimin e rezolutës: Kalkulim i ulët politik

“InfoNata” 12.02.2026

“InfoNata” 12.02.2026

Maloku kritikon LDK-në për mosvotimin e rezolutës: Kalkulim i ulët politik

Maloku kritikon LDK-në për mosvotimin e rezolutës: Kalkulim i ulët politik

Atletico po e “shkel” Barcelonën në ‘Copa del Rey’, 4:0 pas pjesës së parë

Atletico po e “shkel” Barcelonën në ‘Copa del Rey’, 4:0 pas pjesës së parë

Sylvinho: Nuk po i mendojmë ndeshjet e Ligës së Kombeve

Sylvinho: Nuk po i mendojmë ndeshjet e Ligës së Kombeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën