TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Familjarët e të pagjeturve edhe pas 26 viteve me plagë të hapura

Edhe 26 vjet pas luftës, familjarët e të pagjeturve kanë plagë të hapura. Në vazhdim ju sjellim një kronikë nga gazetari, Shpat Blakçori që shpalos dy rrëfime të dhimbjes së njëjtë. Gruaja nga Shtërpca, Jasmina Jovanoviq tregon për zhdukjen e babait dhe burri nga Ferizaji, Salih Muhaxheri rrëfen për kontaktin e fundit që pati me gruan e tij. Të dy, shpresojnë ende se do gjejnë të dashurit e tyre.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
3 0
A A

Vetëm një foto i ka mbetur kujtim nga babai andaj edhe e ruan me shumë kujdes.

Jasmina Jovanoviq, banore e Shtërpcës nga komuniteti serb, që nga shtatori i vitit 1999 nuk di asgjë për fatin e babait të saj, Paun Zhivkoviq, që u zhduk disa muaj pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Me lot në sy ajo tregon se për çdo ditë jeton me dhimbje duke pritur se do të dëgjojë diçka për të.

“Babai im ishte drejtor i një shkolle të mesme në Ferizaj. Ai ishte shumë i pasionuar pas edukimit dhe shkencës. Ai një ditë shkoi tek shkolla në Ferizaj për të marrë disa dokumente të nxënësve meqë po zhvendosej për në Shtërpcë. Por, kur shkoi aty disa persona me uniforma të zeza e kishin kapur atë duke e dërguar në një drejtim të panjohur. Kjo është krejt çfarë kam dëgjuar”, tregon Zhivkoviq.
Dhimbje të njëjtë ndan edhe Salih Muhaxheri, kryetar i Shoqatës së të Pagjeturve nga Ferizaj.

Ai çdo ditë punën e nis duke e shikuar fotografinë e gruas së tij, Sanijes, e cila u zhduk më 16 prill të vitit 1999, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Muhaxheri rrëfen për momentin e fundit kur dëgjoi nga gruaja e tij.

“Unë në atë kohë isha në fshatin Dërmjak së bashku më ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gruaja nga Ferizaji i kishte blerë disa gjëra ushqimore për të na i sjellë në fshat ku po qëndronim. Nga ai moment nuk kemi dëgjuar më kurrë për fatin e saj”, tha Muhaxheri.

Mirëpo shpresat e familjarëve për zbardhjen e fatit e më të dashurve të tyre nuk vdesin kurrë.

“Nuk jam ndalur asnjë ditë duke kërkuar për babin tim. Dua ta di se ku është dhe çfarë ka ndodhur me të. Unë e di se po plakem por asnjëherë nuk do të dorëzohem deri sa ta kuptoi se ku është baba im. E kam shumë të vështirë për të folur”, thotë Jasmina Jovanoviq.
“Me thënë të drejtën njeriu i përballon disa sfida duke shpresuar për më të mirën. Ne kemi shpresuar se një ditë Sanija do të vijë tek ne. Edhe katër fëmijët e mi kanë shpresuar shumë për këtë gjë”, shprehet Salih Muhaxheri.

Familjarët e personave të pagjetur po kërkojnë më shumë angazhim nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare për zbardhjet e fatit të më dashurve të tyre.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim me viza pune në Gjermani, u mori nga 1,200 euro tre personave

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një të miture në Fushë-Kosovës

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi sot diskuton për raportin e Komisionit Evropian

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot me shi

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim me viza pune në Gjermani, u mori nga 1,200 euro tre personave

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një të miture në Fushë-Kosovës

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi sot diskuton për raportin e Komisionit Evropian

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot me shi

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

“Info Nata”- 10.11.2026

“Info Nata”- 10.11.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën