TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Familja nga Obiliqi fajëson qytetarët për vërshimet, bllokuan shtratin dhe urat e Sitnicës

by TËVË 1
2 orë ago
0
A A
​Familja nga Obiliqi fajëson qytetarët për vërshimet, bllokuan shtratin dhe urat e Sitnicës

Në komunën e Obiliqit, në rrugën “Hivzi Sulejmani”, një familje ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale si pasojë e vërshimeve që kanë ndodhur në fillim të këtij viti. Për shkak të vërshimeve, familjes Kajtazi i është rrëzuar edhe një pjesë e murit rrethues të oborrit të shtëpisë.

I dëmtuari Driton Kajtazi, thotë se përveç vërshimeve, dëmet janë shkaktuar edhe nga bllokimi i urave në lumin “Sitnica” dhe hedhja e dheut në shtratin e tij, gjë që ka penguar rrjedhjen normale të ujit.

Kajtazi ka deklaruar për KP, se si pasojë e kësaj situate, i është dëmtuar kuzhina, derisa mjetet tjera të vendosura në të nuk funksionojnë. Sipas tij, vlera e dëmeve materiale arrin rreth tetë mijë euro.

Ai ka bërë të ditur se të hënën do t’i drejtohet Komunës së Obiliqit, ku do të dorëzojë dëshmitë për dëmet e shkaktuara dhe do të paraqesë ankesë për mbylljen e urave dhe kanaleve.

“Kuzhina, podi, garazhda, muri është rrëzuar, tek garazhat është qarë prej vërshimeve dhe uji çdo vit po na merr… 00:45 Jo ende nuk kemi qenë në komunë, të hënën, i kemi fotografuar disa sende që na ka bë dëm. Nuk është puna e parave, por që po na dëmton neve uji, puna vërshimeve, që i kanë mbyllur urat, nuk janë hapur kanalet, nuk janë pastruar, për ata na merr uji se nuk ka kah të shkoj.. Është prishur kuzhina, shporeti, frigoriferi”, ka thënë Kajtazi.

Ai ka kërkuar nga komuna që të ndërmarrë masa për zgjidhjen e këtij problemi, duke theksuar se shkaktar i situatës është faktori njeri.

“Shuma e dëmeve është 7- 8 mijë se kuzhinë 350 euro të thjeshtë nuk ka, shporeti sa kushton, frigoriferi këto sene elementare të shtëpisë, ka mundur të bëj më shumë dëm por i kam hequr.. Unë pres nga komuna me rregullua këtë problem dhe mos me na ndodh më, kur ka vërshime krejt në rregull është, por këtu është shkak njeriu.. Po shihet se Zotit nuk mundemi me ia lënë fajin”, ka shtuar ai.

Pas ankesave të qytetarit, KP ka kontaktuar edhe kryetarin e komunës së Obiliqit, Halil Thaçin. Ai ka bërë të ditur se është formuar një komision i cili po merret me 19 pika problematike ku janë shënuar vërshime.

Thaçi ka deklaruar se komuna ka ndërmarrë veprime konkrete për eliminimin e deponive ilegale, duke theksuar se deri më tani janë larguar 29 të tilla në territorin e komunës së Obiliqit.

“Ne e kemi themeluar një komision i cili po merret me ndikimin e pikave kyçe për problematikat ku i kemi pasur për këto vërshime, ne jemi duke e skanuar gjendjen që vërshimet në të ardhmen mos të ndodhin, i kemi 19 pika që i kemi detektuar që janë problematika ku edhe ka pasur vërshime…1:15 Puna ime e parë si kryetar komune ka qenë anulimi i një tenderi prej 450 mijë euro që është hapur nga komuna për eliminimin e deponive ilegale dhe njëkohësisht kam thirrur në ndihmë Korporatën Energjetike dhe ne i kemi eliminuar 29 deponi ilegale në Komunën e Obiliqit. Po bëjmë përpjekje që qytetarët të vetëdijesohen dhe të mos hedhin mbeturina vend e pa vend. Kjo është një situatë e trashëguar më parë dhe gjatë mandatit tonë nuk do të ndodhin gjëra të tilla, do t’i shtojmë kujdes të veçantë shtratit të lumenjve”, ka thënë Thaçi.

Vërshimet e ditëve të para të këtij viti kanë shkaktuar dëme materiale në disa zona të Komunës së Obiliqit, veçanërisht në afërsi të lumit Sitnica.

Tags: ObiliqiSitnicaTeve1vërshimet nga reshjet e shiut
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajrami: Zbulimi i skandalit për Martin Berishaj mund ta rrëzojë Qeverinë

Bajrami kërkon rinumërim të plotë të votave dhe përgjegjësi ligjore për manipuluesit

Cakolli, numëron një varg kritikash për projektligjin e reformës zgjedhore

Cakolli: Emrat e komisionerëve dihen, Prokuroria të nisë hetimet për manipulimin e votave

Shala: Kurti po të ishte koordinuar me ndërkombëtarët, sot nuk do të kishim sanksione

Rënia e njësisë B2 në KEK, Shala paralajmëron krizë energjetike dhe rritje çmimesh

Andoni: Pres koalicion mes VV-së dhe PDK-së pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Manovra e votave në Kosovë – Rinumërimi nxjerr parregullsi të mëdha, kandidatët distancohen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën