TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Familja e Liridona Ademaj apel mediave: Mos publikoni pamjet nga seanca gjyqësore

by teve1
1 orë ago
1
A A
Familja e Liridona Ademaj apel mediave: Mos publikoni pamjet nga seanca gjyqësore

Familja e së ndjerës Liridona Ademaj u ka bërë thirrje mediave dhe administratorëve të rrjeteve sociale që të mos publikojnë pamjet e transmetuara gjatë seancës së fundit gjyqësore në rastin e saj.

Përmes një postimi në Facebook, vëllai i saj, Leonard Ademaj, ka deklaruar se pamjet në fjalë janë të rënda dhe kanë rëndësi për procesin gjyqësor, por jo për publikun e gjerë, pasi sipas tij cenojnë dinjitetin e motrës së tyre.

Ai ka theksuar se kërkesa e familjes bëhet veçanërisht për të ruajtur figurën e Liridonës në raport me fëmijët e saj, të cilët në të ardhmen mund të përballen me këto pamje në hapësirën online.

“Sot gjatë zhvillimit të seancës së  rradhës në rastin e motrës tonë Liridona Ademaj janë transmetu pamje te rënda ku shihet motra jonë. I lusim mediat dhe administratorët e llogarive në media sociale të mos i publikojnë ato pamje te rënda. Ne konsiderojmë që ato pamje janë me rëndësi për gjykatën por jo për publikun e gjerë meqë e denigrojnë figurën e motrës tonë. Këtë kërkesë po e bëjmë sidomos për të ruajtur figurën e Liridonës në raport me fëmijët e saj te cilët në të ardhmen mund t’i shohin online. Ne duam që fëmijet e saj ta mbajnë në mend nënën e tyre ashtu siç e kanë njohur kur ka qenë gjallë”, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, ai ka shtuar se familja shpreson që edhe gjykata të ndërmarrë masa duke urdhëruar që pamje të tilla të mos publikohen dhe të përdoren vetëm për qëllime të procesit gjyqësor.

Ndryshe, sot në Gjykatën themelore në Prishtinë është duke vazhduar gjykimi i ndaj Naim Murselit, Granit Plavës e Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor të vitit 2023.

Murseli përsëriti se natën kritike ka qenë pre e gabitjes nën kërcënimin e armës.

Tha se atë natë, tani e ndjera kishte me vete kuletën me para.

Por, trupi gjykues e ballafaqoi me foto të gjësendeve që Liridona Ademaj kishte me vete natën kritike, ku shihen dy byzylykë ari dhe një unazë ari.

Aty iu paraqitën edhe pamje të viktimës nga vendi i ngjarjes, për çka Murseli tha se nuk mund t’i shikojë ato pamje të të ndjerës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj: Forcimi i ushtrisë dhe lidhjet me SHBA-në, garanci që tragjeditë si Krusha të mos përsëriten

Haradinaj: Forcimi i ushtrisë dhe lidhjet me SHBA-në, garanci që tragjeditë si Krusha të mos përsëriten

“Rikandidimi” i Vjosa Osmanit për presidente, cili është qëndrimi i partive në Kuvend?

Osmani refuzon të komentojë vendimin e Kushtetueses para mediave: Jemi deklaruar për tema të tjera

​Osmani apelon për drejtësi: Nuk do t’i harrojmë asnjëherë krimet e kryera në Kosovë

​Osmani apelon për drejtësi: Nuk do t’i harrojmë asnjëherë krimet e kryera në Kosovë

Zhvillimet e fundit politike pjesë e diskutimit mes Haxhiut e Giaufret

Zhvillimet e fundit politike pjesë e diskutimit mes Haxhiut e Giaufret

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën