TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Familja e 95-vjeçarit të paralizuar kërkon ndihmë nga QKUK, mbeten pa transport për në shtëpi

Një 95 vjeçar, i paralizuar, pritej të lirohej nga spitali mesditen e sotme, por familjarët e patën të vështirë ta dërgonin në shtëpi. Ata thanë për tëvë1 se kanë kërkuar ndihmë nga QKUK-ja, por këta të fundit bënë të ditur se ky nuk është një shërbim që ofrohet nga ta.

by Adea Mustafaj
5 muaj ago
0 0
A A

Autori: Adea Mustafaj

Një hall e ka kapluar këtë qytetar nga Prishtina.

E qaren nuk po mundet t’a bëjë në asnjë formë.

Ali Latifi ka babanë e tij të shtruar në repartin e Neurologjisë brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

95-vjeçari, i paralizuar, me kërkesë të repartit, mas mjekimit që mori, i duhet të lirohet nga spitali dhe ta vazhdojë trajtimin në shtëpi.

Por, siç thotë djali i tij, për shkak të moshës dhe gjendjes shëndetësore që ka, ai po e ka të vështirë që babanë ta dërgojë në shtëpi.

E ndihmë, Latifi thotë se ka kërkuar nga Emergjenca e QKUK-së, por sipas tij, të njëjtit nuk i kanë bërë një zgjidhje.

“Më thanë se ne nuk i bartim prej spitalit në shtëpi, është problem i juaj. Atëherë unë kërkova ndihmë nga Qendra të Emergjencës. Shkova fizikisht dhe shefi i Emergjencës të datës sot 05.11 më tha ky është problem i juaj, ne këtu nuk i bartim edhe pse e informova që është i moshës 95-vjeçare dhe është i paralizum në kamën e djathtë dhe dorën e djathtë, as që e morën parasysh” , ka thënë Latifi

Për t’i ndihmuar, Latifi thotë se kishte kontaktuar edhe ekipet private, por ata, bën të ditur se i kishin thënë se nuk kanë personel.

“U orientova te emergjencat private dhe i mora disa numra të telefonit që ishin për rreth spitalit. I thirra edhe ata, prapë ata më janë përgjigjur se nuk kanë shofera. Një herë më thanë se kushton kaq. I thash nuk është çështja e problemit të pareve se prind e kom duhet ta qoj në shtëpi. Mirëpo deri më tani nuk ka kurfarë zgjidhje” , është shprehur tutje Latifi

E për këtë çështje, televizioni ka kontaktuar edhe QKUK-në. Ata thanë se një gjë e tillë, nuk është përgjegjësi e tyre.

“QKUK nuk mirret me transport, nuk ka të drejtë ligjore. Jemi Qendër terciare, vetëm me trajtim. Obligim ligjor e ka Mjekësia familjare”, ka njoftuar zëdhënësi i QKUK-së.

Tëvë1 ka kontaktuar edhe drejtoreshën e Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Komunën e Prishtinës, Amire Dragusha.

E njëjta tha se bartja e pacientëve nga Spitali në shtëpi nuk bëhet në rastet kur gjendja shëndetësore e pacientit është stabile.

Se një shërbim i tillë nuk ofrohet nga QKUK-ja e thotë edhe njohësi i fushës së Shëndetësisë, Bujar Vitija.

“Realisht QKUK nuk e ka për detyrë transportin e pacientëve jashtë institucionit. Në këtë rast fatkeqësisht nuk ekziston një shërbim publik për transportimin e pacientëve nga institucionet shëndetësore në shtëpitë e tyre. Kjo bëhet kryesisht nga shërbimet private të cilat paguhen nga familjarët. Në rastin më të mirë mundet me ndihmu shërbimi i Urgjencës së komunës, por nuk e kanë obligative”, është shprehur Vitija.

Latifi tha se deri tani është në pritje të ndihmës nga shoqëria civile.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonia e Veriut dëbon pesë diplomatë rusë

Këshilli Shqiptaro-Amerikan mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut

Jashari e quan Shkelzen Gashin “idiot” për ekspozitën e masakrave në Prishtinë

Jashari e quan Shkelzen Gashin “idiot” për ekspozitën e masakrave në Prishtinë

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

Osmani uron Pashkët pas përfundimit të mandatit: Për shumë mot të dashur vëllezër e motra!

Osmani uron Pashkët pas përfundimit të mandatit: Për shumë mot të dashur vëllezër e motra!

Ultimatumi i Trumpit ndaj Iranit: Hapni Ngushticën e Hormuzit ose përballuni me bombardime

Ultimatumi i Trumpit ndaj Iranit: Hapni Ngushticën e Hormuzit ose përballuni me bombardime

Maqedonia e Veriut dëbon pesë diplomatë rusë

Këshilli Shqiptaro-Amerikan mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut

Jashari e quan Shkelzen Gashin “idiot” për ekspozitën e masakrave në Prishtinë

Jashari e quan Shkelzen Gashin “idiot” për ekspozitën e masakrave në Prishtinë

Gjermania kërkon që burrat 17–45 vjeç të kenë miratim ushtarak për qëndrime jashtë vendit mbi 3 muaj

Gjermania kërkon që burrat 17–45 vjeç të kenë miratim ushtarak për qëndrime jashtë vendit mbi 3 muaj

Meidani me mesazh: Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

Meidani me mesazh: Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

Piloti amerikan i zhdukur pasi Irani rrëzoi avionin luftarak F-15 është shpëtuar

Piloti amerikan i zhdukur pasi Irani rrëzoi avionin luftarak F-15 është shpëtuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën